Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka nxjerrë në terren oficerët e tij, për të ndjekur nga afër situatën pas përmbytjeve, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve dhe epidemive.
Sipas një njoftimi për shtyp, aktualisht inspektorët po monitorojnë eliminimin dhe groposjen e kafshëve dhe shpendëve që kanë ngordhur si pasojë e përmbytjes.
“Ky proces po mbikëqyret në mënyrë që të garantojmë pastërtinë e tokës në qendrat e banuara dhe pastërtinë e ujërave sipërfaqësore. Hedhja e mbeturinave dhe kafshëve të ngordhura në vende të hapura të pamiratuara është rreptësisht e ndaluar”, ka deklaruar ISHP.
Inspektorati paralajmëron se parandalimi i sëmundjeve dhe epidemive që mund të shkaktohen pas përmbytjeve si pasojë e papastërtisë është shumë i rëndësishëm.
Për këtë arsye, “në rezidencat e përkohshme ku janë strehuar banorët e prekur nga përmbytjet trupat e ISHSH po monitorojnë zbatimin e normave”, vijon njoftimi.









