• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pasuria e deklaruar e Artan Lazajt/ Ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës në sitën e vettingut

28/06/2018
Pasuria e deklaruar e Artan Lazajt/ Ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës në sitën e vettingut

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj do të përballet të enjten në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012. Në dhjetor 2012, Lazaj është rikthyer sërish në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artan Lazaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artan Lazaj zotëronte vetëm një apartament të përfituar nga ligji për privatizimet në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e rreth 24.3 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.7 milionë lekësh për periudhën deklaruese. Pasuria e gjyqtarit Lazaj përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerën e 16.8 milionë lekëve, kursime në cash rreth 5.5 milionë lekë si dhe likuiditete në bankë në vlerën e 1.9 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Lazaj për vitet 2003-2017 kapin shifrën e 31.6 milionë lekëve. Rreth 88 për qind e të ardhurave rrjedhin nga paga dhe shpërblimet e gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij, ndërkohë që 12 për qind kanë si burim të deklaruar fitimin nga shitja e pronave dhe automjeteve. Sipas deklaratave të pasurisë, gjyqtari Lazaj bleu një apartament në Tiranë në vitin 2004 për 55 mijë euro dhe e shiti katër vite më vonë për 90 mijë euro. Në vitin 2011, gjyqtari blen një apartament tjetër në Tiranë për 120 mijë euro me burim paratë e kursyera nga shitja e apartamentit të parë [60 mijë euro] si dhe një kredi bankare prej 4 milionë lekësh.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklarata pasurie të gjyqtarit Artan Lazaj, nga të cilat njëra rezultoi me shtesë pasurie të pambuluar me burime të deklaruara në vlerën e 2.1 milionë lekëve.

Deklarata në fjalë i përket vitit 2004, kur gjyqtari Lazaj bleu një apartament për 55 mijë euro me burim një kredi bankare prej 3.5 milionë lekësh dhe pa burime të tjera të deklaruara. Në këtë analizë, BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” vlerat e konsiderueshme të kursimeve cash të gjyqtarit Lazaj, të cilat në vitet 2008-2015 kapnin vlerën akumulative të 22.4 milionë lekëve. Një pjesë e këtyre kursimeve u shpenzuan në vitin 2011 për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 177 m2 në Tiranë dhe në fund të vitit 2017, kursimet cash kapnin vlerën e 5.5 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik./BIRN

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al