• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Patrioti’ i madh Tritan Shehu: Rama po i bën shumë lëshime Greqisë, sot jemi më keq se viti 2013

30/01/2018
Komentet janë të tepërta/ Deputeti i Gjirokastrës nuk zhgënjen as kësaj here: Marrëveshja e detit me Greqinë duhet të ishte në fuqi

Ish-ministri i jashtëm, Tritan Shehu ka folur për ecurinë e bisedimeve me Greqinë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Shehu tha se ministria e jashtme duhet të japë sqarim për deklaratat e Kotzias se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është pjesë e bisedimeve. Sipas deputetit të PD, marrëdhëniet me Greqinë janë shkatërruar dhe Shqipëria ka humbur rolin e liderit në rajon. Shehu i konsideroi negociatat me Greqinë si aventurizem, mashtrim dhe kapitullim.

“Ministri grek tha që nuk ekziston çështja çame dhe unë kërkoj informacione nga ministria e jashtme për deklaratat e Kotzias. Kjo qeveri shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë. Shqipëria kishte marrë një rol të madh në Ballkan dhe kjo qeveri filloi të shkatërrojë marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa rolin e liderit në rajon e ka marrë Serbia. Këto marrëdhënie me Greqinë janë shkatërruar nga Rilindja që nga viti 2013. Bisedimet me Greqinë janë aventurizem, mashtrim dhe kapitullim dhe cmimi që po paguajmë është shumë i lartë, pasi qeveria shqiptare ka bërë shumë lëshime. Duhet të sqarohet se pse qeveria bën këto politika aventureske në bisedimet me Greqinë. Marrëveshja e re për detin është më e disfavorshme se ajo e vitit 2009”- tha Shehu.
Në lidhje me çështjen çame, Tritan Shehu tha se Bushati u shpreh se kjo çështje do të zgjidhet sipas legjislacionit grek, ndërsa sa i përket rregullimit të disa teksteve shkollore në Greqi dhe Shqipëri duhet të ngrihet një komisionin i përbashkët.
“Çështja çame u përdor si një veprim aventuresk dhe jemi në një pozitë të disfavorshme. Rilindja premtoi ‘qiejt’ për çështjen çame, por Bushati tha se çështja e shqiptarëve që kanë prona në Greqi do zgjidhet sipas legjislacionit grek. Unë mendoj se sot jemi më keq se në vitin 2013 dhe në pozitë të disfavorshme sa i përket negociatave. Duhet një komisionin i përbashkët për të parë tekstet që janë në Shqipëri dhe ato ne Greqi. Lëshimet që po bëhen do jenë më të mëdha se në vitin 2013. Fundi i kësaj politike ka qenë i qartë. Unë parashikoj që këto marrëdhënie të jenë si në vitin 2013. Marrëveshje historike do thoja se është traktati i miqësisë, jo marrëveshjet që bëhen tani”- tha ish ministri i jashtëm.  

Related Posts

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë
Kryesore

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten
Kryesore

Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten

08/04/2026
Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)
Kryesore

Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)

08/04/2026
Domatja që po na kushton sa ‘floriri’
Kryesore

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

07/04/2026
BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan
Kryesore

BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

07/04/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Nga arratisjet tek grabitjet me dhunë dhe sulm ndaj policisë, arrestohet shqiptari në Athinë

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Do ta tregoj jashtë!” Plas keq mes Mirit dhe Mateos

“Do ta tregoj jashtë!” Plas keq mes Mirit dhe Mateos

08/04/2026
“Tym i bardhë”, Ancelotti-Brazil akord total, ESPN zbulon detajet e rinovimit

“Tym i bardhë”, Ancelotti-Brazil akord total, ESPN zbulon detajet e rinovimit

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al