• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pazari i ndeshjeve, Bregu thellon skandalin te Luftëtari: Trajneri është arrogant, jam me fat që nuk luajta në Elbasan

21/07/2018
Ndryshojnë planet, Luftëtari rikthen në Gjirokastër Dejvi Bregun

Të lësh Bregun në stolkur je debutues në Europë dhe sapo ke humbur shërbimet e Abazajt, duhet të jesh guximtar i madh, ose aventurier në kufijtë e “kamikazit”. Nuk e di si e quan Kostiç veten pas teatrit të Luftëtarit me Ventspilsin, por me siguri ai nuk ka këllqe të marrë vendime kaq të forta me kokën e vet.

Pa bekimin e drejtuesve, ai dhe çdo trajner tjetër në Shqipëri e kanë të pamundur të mbijetojnë. Koha e vërtetoi: pësoi gola me telekomandë në dy ndeshje dhe sot vazhdon të jetë trajner i Luftëtarit… Po Bregu çfarë mendon për shpërfytyrimin e Luftëtarit? Po për trajnerin që e la jashtë? Po për tifozët e revoltuar gjirokastritë? Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mesfushori e cilëson skandaloze sjelljen e trajnerin Kostiç dhe thotë qartazi se “ndihet i lehtësuar” që nuk luajti në Elbasan.

Dejvi, pse u ndatë kështu me Luftëtarin?

Nuk u ndava unë. Trajneri bëri zgjedhjet që mendoi më mirë dhe rezultati ishte ky. Unë e kreva misionin tim te ky klub.

Pse u përplasët me trajnerin?

Nuk u përplasa, por pas ndeshjes së parë ai u kërkonte llogari vetëm dy lojtarëve (Bregu dhe Xhekson), a thua se ishim vetëm ne në fushë. Kishim pësuar pesë gola dhe nuk tha për asnjë moment, qoftë edhe për qytetari, se kishte edhe ai një pjesë të përgjegjësisë. Trajneri në asnjë rast nuk u shpëton përgjegjësive kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Po pse nuk luajtët në ndeshjen e kthimit?

Sepse ashtu siç edhe u publikua në gazetë (Panorama Sport), trajneri nuk më kishte në plane për ndeshjen e kthimit.

Pse, cili ishte argumentimi i tij?

Sepse më tha që do të provonte disa lojtarë të rinj që ai i kishte në plane për të ardhmen. Plus pastaj që kishte edhe një lloj arrogance të tepruar.

Si u ndjetë?

Nuk mendova gjatë. E pashë që ishte kapitull i mbyllur, nuk kisha pse debatoja. Ia thashë në fakt: t’i në Shqipëri je askushi. Unë jam ky që jam. Nuk kam ardhur këtu që të tregoj ty kush jam, por sepse më ka thirrur klubi që ta ndihmoj. I thashë që nuk kam pasur kurrë probleme me të huajt, përkundrazi, binda Ramelën dhe Levin te Flamurtari, por edhe Milinkoviçin te Luftëtari. Por, ky (Kostiç) ishte arrogant.

Kur e patë se si shkoi ndeshja në Elbasan, çfarë menduat?

U ndjeva i lehtësuar që nuk luajta. Shumë madje. Që në momentin që e mora vesh se nuk isha në 11-she, u ndjeva shumë i lehtësuar.

Ç’përshtypje ju la ajo ndeshje?

Asnjë koment tjetër. Jam një lojtar i Skënderbeut, nuk dua të flas për këto dy ndeshje.

Dakord, por tifozët e Luftëtarit janë të revoltuar, sepse ajo nuk ishte një ndeshje normale…

I respektoj tifozët e Luftëtarit dhe u jam mirënjohës për mbështetjen që më kanë dhënë.

Sa mesazhe keni marrë pas ndeshjes nga tifozët e Luftëtarit?

Pafund. Pothuajse të gjithë më kanë shkruar. Më kanë falënderuar për kontributin tim aty dhe unë e përsëris që u jam mirënjohës të gjithë atyre që më mbështetën.

Related Posts

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, arrestohet për armëmbajtje pa leje në një avion privat
Sport

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, arrestohet për armëmbajtje pa leje në një avion privat

07/09/2026
Vizita e të dërguarit të Trump në Tiranë, shtohen aludimet dhe pikëpyetjet
Kryesore

Vizita e të dërguarit të Trump në Tiranë, shtohen aludimet dhe pikëpyetjet

07/09/2026
Organizata Botërore e Turizmit: Shqipëria e para në botë për rritjen e fluksit të turistëve!
Kryesore

Bizneset e turizmit kërkojnë subvencionim nga qeveria për rrogat e punonjësve sezonalë

07/09/2026
Shpallet qeveria e re greke, ja cilët janë ministrat
Kryesore

Mitsotakis “zgjidh qesen”, paketë të re masash, ulje taksash, 400 euro për pensionistët dhe pagë minimale 1,000 €

07/09/2026
Isgandarli shkëlqen me “hat-trick” në fitoren e Malishevës, triumfon edhe Ballkani – Balkanweb.com – News24
Sport

Isgandarli shkëlqen me “hat-trick” në fitoren e Malishevës, triumfon edhe Ballkani

07/09/2026
Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor
Kryesore

Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, arrestohet për armëmbajtje pa leje në një avion privat

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, arrestohet për armëmbajtje pa leje në një avion privat

07/09/2026
Vizita e të dërguarit të Trump në Tiranë, shtohen aludimet dhe pikëpyetjet

Vizita e të dërguarit të Trump në Tiranë, shtohen aludimet dhe pikëpyetjet

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al