“Shqipëria ime ka ardhur dita që të nxjerrësh në dritë potencialin që ke!” Kështu iu drejtua sot Lulzim Basha qytetarëve shqiptarë, përmes një video-mesazhi që ngjan krejtësisht me një spot elekoral. Edhe pse zgjedhjet e përgjithshme, së paku sipas Kushtetutës janë në 2021, lideri i opozitës duke se po paralajmëron zgjedhje të parakohshme.
Në spot janë zgjedhur me kujdes peisazhe të bukura nga Shqipëria dhe njerëz që flasin për të shkuaren e të ardhmen. Në fund shfaqet mesazhi i liderit të opozitës.