• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD e LSI kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër, Salianji: Me bindje të plotë, zero mundësi për votim të dyfishtë (Debati në KAS)

18/05/2021
PD e LSI kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër, Salianji: Me bindje të plotë, zero mundësi për votim të dyfishtë (Debati në KAS)

KAS shqyrtoi sot për kërkesat nga PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës. Të dyja partitë kanë kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre. Akuzat më të forta janë për votim të dyfishtë, por këtë e mohon në seancë përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i cili thotë se ka zero shanse të ketë ndodhur, ndërsa për defektet teknike thotë se duhet të përgjigjen personat përgjegjës.

Ivi Kaso i PD nga ana tjetër thekson se provat tashmë janë të qarta dhe i mbetet në dorë KAS të vendosë nëse paligjshmëria shkakton pavlefshmëri dhe a duhet përsëritur procesi ose jo.

Edhe anëtari i KAS, Ledio Braho ka kërkuar nga KQZ të fillojë procedimin nëse nuk e ka nisur ende për votimin e dyfishtë, për komisionerët dhe administratën zgjedhore.

DEBATI NË KAS

Eridian Salianji (PS): Unë ua them me bindje të plotë, zero mundësi për persona që kanë votuar dy herë. Për arsye se të gjithë personat që kanë votuar kanë hedhur nënshkrimet, kanë edhe kartat e identitetit në QV-të. Defektet teknike të vijnë ti sqarojnë operatorët dhe personat përgjegjës.

Avokati i LSI: Ne e gjejmë shumë të qartë këtë tabelë, është sqaruar me hollësi që kanë qenë raste 73. 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa ose votim për 70 persona. Po ashtu është një listë emërore, rezulton të jetë vetëm inicialet e personit, datëlindja, nr. I votimit, dhe qarkut përkatës. Është shumë e qartë kjo gjë.

Ivi Kaso (PD): Provat janë eksplicite dhe flasin qartë për paligjshmëri të ndodhur, në një masë të caktuar, në gjithë zonën zgjedhore, dhe lista që i bashkëngjitet kërkesës sonë është po ashtu po aq e qartë. Për aq sa i duhet këtij hetimi besoj që të dhënat janë të qarta, ajo çka i mbetet këtij Komisioni të vlerësojë, është nëse kjo paligjshmëri është e tillë që të shkaktojë pavlefshmëri. Ndikon në ndarjen e mandateve. Duhet të përsëritet procesi në të gjithë zonën zgjedhore apo jo.

Ledio Braho (KAS): I kërkoj administratës së KQZ që të zbatojë detyrën të paktën për rastet e komisionerëve apo administratës zgjedhore që është konstatuar në kushtet e votimit të dyfishtë. Në dijeninë time jemi në kushtet e një vepre penale të konsumuar nga këta komisionerë. Administrata e KQZ-së duhet të procedojë nëse nuk ka proceduar ende.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al