Nga Roland Bejko
Seksi dhe qyteti
“Futuni në zgjedhje a ju rëntë rrufeja mu në çadër”
Ky ishte mallkimi, piskama, ulërima e brendshme që duket se i ka dalë nga “thellësia e shpirtit” një femre (mund të ishte dhe mashkull, pak rëndësi ka)dje në faqen e saj në fcb. Në fakt, ajo është më shumë një ulërimë që ka dalë nga thellësia e LIBIDOS* së saj dhe që bie bash si një mallkim mbi ata mijra njerëz që hyjnë e dalin në Çadër për mëse 70 ditë.
Sot, sekush që zotron një “media sociale”, shpesh duke u shprehur publikisht, në bollëkun e gjërave “të mençura” që mund të emetojë, u jep mundësinë të tjerëve të kuptojnë edhe gjendjen e brendshme shpirtërore, raportet sociale e seksuale si dhe të dëshmojë edhe gjendjen e vet të shëndetit psikologjik e shpirtëror, nëse është i lumtur, sa vuan dhe përse ka nevojë… etj. Iracionaliteti dhe racionalia sot ndahen nga një fije shumë e hollë, të tillë që duken sikur nuk kanë kufij mes tyre.
Por, njeriu racional i ka sot të gjitha kushtet që të ketë më shumë autokontroll mbi çrekullimet e saj/tij të brenshme psiko-emocionale për të mos ua dëftuar ato të tjerëve në formë zulme.
Gjithsesi kjo është një gjendje shumë personale, ka njerëz që e manaxhojnë veten, por ka dhe të tjerë që i rëmben iracionaliteti dhe nuk e fshehin dot dëshirën që kanë për të pasur brenda vetes një “rufe” , një “shkrepëtimë” , një “goditje të madhe” emocionale të tillë që ta bëjë të lumtur,,dhe kur e shikon veten të pashpresë, e uron atë të bjerë si një “gjëmë” mbi të tjerët, mbi mjedisin ( fajtor në palumturinë tënde)si katastrofë, a thua se fajin për gjithë këtë mungesë paqeje dhe lumturie me veten, njeriut ja kanë ata që nuk kanë të bëjnë fare me të, madie as ua ndjen nëse egziston kjo femër e dëshpëruar apo jo, sepse ata janë të angazhuar seriozisht në të drejtën e tyre duke protestuar për votën e lirë dhe për pluralizmin që po zhduket nga oligarkët e pafre.
Pra, ata që protestojnë aty në çadër, nuk kanë as kohë as mundësi për momentin të mendojnë për ngulçet seksuale që dikujt i kanë zënë frymën dhe nuk e lënë as të mendojë qetësisht, as të gjykojë paqësisht, madje që në mosrealizimin e saj/tij të brendshëm, botën dhe njerëzit rreth saj/tij dëshiron fort ti shikojë të digjen në ferrin e zjarit të rufesë. E meqë zotat nuk ja kanë vlerësuar lutjet për pak më shumë lumturi personale, tani ju lutet atyre ti marrin parasysh mallkimin e zi të rënies së rufesë mbi të tjerët.
Pra, kur të mungon çadra jote e ngrohtë, uron me ligësi kriminale të digjen nga rufeja të gjitha çadrat e tjera, sepse të eksitokan dhimbjet, vuajtjet, djegiet përsëgjalli, thirrjet dhe britmat e njerëzve aty brenda. Madje aroma e mishit të sapo djegur, dhe gjithë ai përfytyrim kasaphane si pasojë e rifesë ardhur nga mallkimi i këtij njeriu në fjalë, pashë që e kishte eksituar lumturisht njërën prej komentatoreve të këtij statusi … sadizmi pra, nuk paska limite!
Eh, Frojd, Frojd, sa të dëshpëruar na i le njerëzit….
LIBIDOT shpërthejnë si rufe në qiell të pastër, në formë mallkimesh me rufe, dhe çështë më e keqja, postime të tilla eksitojnë dukshëm të gjitha/të gjithë kategorinë e njerëzve të palumtur e të parealizuar. Pra, nuk është thjesht një qëndrim politik, a, mbi politikën. Është LIBIDO e frustruar.
Mesa duket Prilli ka qenë muaj që i ka bërë njerëzit trubulentë me paqëndrueshmërinë e tij, urojmë që Maji të jetë një muaj i qetë dhe i paqtë. Ju qetsoftë mendjen dhe libidon njerëzve, për më shumë paqe dhe harmoni personale.
Ja pra të dashur miq, ky është SEKSI DHE QYTETI ynë. Plot rufe dhe shkrepëtima;)
* LIBIDO-dëshirë sexuale