Pak minuta më parë, mediat shpërndanë një lajm rreth dorëheqjes së drejtuesit politik të PD për Vlorën Bujar Leskaj. Por PD ka bere nje reagim zyrtar duke e pergenjeshtruar kete lajm.
“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlorë Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udheheqje të ekipit fitues të PD në qarkun Vlorë.”, thuhet ne reagimin e PD.