Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 106 vota pro të deputetëve të Parlamentit. KQZ–ja ndryshon emër, duke u quajtur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ndërkohë, zëvendëse e tij është zgjedhur Lealba Pelinku, e cila është miratuar me 105 vota pro. Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar listën me 5 anëtarë të Komisionit Rregullator, përkatësisht Muharrem Çakaj, Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela dhe Helga Vukaj.