• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Baba Mondi uron besimtarët dhe i këshillon të tregojnë kujdes me ndezjen e qirinjve

19/08/2024
Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Baba Mondi uron besimtarët dhe i këshillon të tregojnë kujdes me ndezjen e qirinjve

Besimtarët bektashinj kanë filluar që të dielën e djeshme pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, i cili zgjat për 5 ditë radhazi.

Gjatë këtyre 5 ditëve, besimtarët vizitojnë Teqen e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndetin dhe paqen në familjet e tyre.

Në një deklaratë për media të dhënë ditën e sotme, kryegjyshi i bektashive Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shkurtimisht Baba Mondi tha se Kryegjyshata Botërore ka marrë masat e nevojshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e pelegrinazhit, me të ftuar të shumtë dhe të tjera elementë të nevojshëm për ta bërë këtë rrugëtim të bukur dhe të paharrueshëm për besimtarët e pranishëm.

Po ashtu Baba Mondi i bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të kenë kujdes gjatë kohës që ndezin qirinj, për të mos u bërë shkaktarë të zjarreve të mundshme në këtë vend, duke u nisur edhe nga situata e fundit ku ky vend u rrezikua seriozisht nga flakët që përfshinë një pjesë të malit të Tomorrit.

“Kryegjyshata ka marrë masat e duhura këto ditë. Ne gjithë këto kohë të zhvillimit të pelegrinazhit kemi siguruar rrugë automobilistike, kemi siguruar ujë dhe gjera sanitare për ti ardhur në ndihmë popullit.

Janë marrë masa për të pritur ata në restorante dhe bare, për të bërë çdo gjë që ata të ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.

Kryegjyshata botërore ka marrë masa për t’i mbajtur gjallë këto ditë të gëzuara të Abaz Aliut. Do ketë personalitete të ndryshme që do japin shfaqje, sic janë Kastriot Tusha, Dritan Boriçi, Bujar Asqeriu dhe të tjerë që vijnë për nder të Abaz Aliut.

Lutemi të gjithë besimtarëve që të kenë kujdes me zjarret kur të ndezin qiri. Janë marrë masa edhe për pjekjen e mishit. Pra Kryegjyshata është në ndihmë të njerëzve. Kemi marrë masa që cdo gjë të shkojë me paqe dhe dashuri”,- tha në deklaratën për media Baba Mondi.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al