• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pëllumb Xhufi: Përse Gjoni, djali i Skënderbeut, shkoi në Himarë pas vdekjes së babait. Si prezantoheshin himariotët në letrat për Papën dhe mbretërit europianë

23/05/2023
Pëllumb Xhufi: Përse Gjoni, djali i Skënderbeut, shkoi në Himarë pas vdekjes së babait. Si prezantoheshin himariotët në letrat për Papën dhe mbretërit europianë

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” në Dritare TV, ka folur për Himarën e kohën e Mesjetës.

“Ishte pjesë e një treve, ajo e Labërisë e cila përfshinte rreth 60 fshatra, ku zemra ishte Himara. Historia e Mesjetës së kësaj treve të Labërisë nuk mund të kuptohet pa Himarën. Himara ka qenë qendra e kryengritjeve.

Mjafton të kujtojmë një fakt. Mbas vdekjes së Skënderbeut, djali i tij Gjoni erdhi sepse e thirrën banorët e Himarës. Ai shkoi bashkë me dy kushërinj të tij, dhe u vunë në krye të kësaj kryengritje.

Kryengritja përfundoi me zënien rob të sanxhakbeut të Vlorës që vajti për ta shtypur atë kryengritje. Ata e zunë rob dhe e çuan si trofe te mbreti i Napolit.

Po të shkosh sot në fshatin e Shirgjit, që dikur ishte qytet, do të shihni kishën e Shirgjit. Shirgji ka qenë një shenjtor i nderuar në trevat shqiptare, është edhe në Çamëri.

Kisha e Shirgjit ekziston akoma edhe sot dhe në postën e hyrjes ka të gdhendur dy shqiponja me dy krerë me kurorë mbretërore. Kjo ishte stema e pasardhësve të Skënderbeut nga Italia.

Identifikimi i himarjotëve me familjen Skënderbeu vazhdon në vitin 1589-të, kur i shkruan Papës, Gregori 13-të që: Ne himarjotët jemi bijtë e Skënderbeut, ne kemi luftuar me Skënderbeun dhe ai ishte mbreti ynë”.

Edhe më vonë ka dokumente pafund. Shumë prej tyre i kam përdorur edhe unë në një libër për arbrit e jugut që i kam gjetur në arkivat e Venedikut. Aty i ke me emra, edhe emra të sotëm që kanë himarjotët, por janë edhe letrat që i shkruanin vetë, Bajliut të Korfuzit, mbretit të Napolit, mbretit të Spanjës e deri të mbreti i Austrisë, ku prezantohen gjithmonë si shqiptarë. Nuk prezantohen si popull me vete, e as si grekë”, tha Xhufi.

Related Posts

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës
Kryesore

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve
Blog

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026
Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Kryesore

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

08/07/2026
Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro
Kryesore

Gonxhja: Qershori muaji më i keq për turizmin, pësuam rënie të menjëhershme!

08/07/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Kryesore

Rama për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro në minutën e fundit, por Shqipëria fiton 100 milionë

08/07/2026
Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West
Kryesore

Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West

08/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al