• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për amerikanët Ilir Meta është i shkarkuar, ja 4 rastet që e vërtetojnë

05/09/2019
Meta del hapur në krah të opozitës dhe u bën thirrje të vazhdojnë të protestojnë

Megjithëse parlamenti i Shqipërisë nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, duket se për SHBA-në, presidenti Ilir Meta është i shkarkuar. Janë dhënë sinjale më herët për këtë qëndrim të ftohtë të SHBA-së ndaj tij, por vulën e vuri vizita e së mërkurës e drejtorit për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

Zyrtari i lartë i DASH i shoqëruar nga e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Oneës, zhvilloi takime me të gjithë figurat kryesore politike në vend, përveç presidentit Ilir Meta.

Kostelancik u takua me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi; kryeministrin Edi Rama; kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla; kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Por ajo që ra në sy në këto takime, ishte fakti se zyrtari i lartë i DASH nuk kishte parashikuar në axhendën e tij një takim me kreun e shtetit, duke e shmangur plotësisht atë.

Siç duket sulmi i ashpër drejtuar amerikanëve në lidhje me reformën në drejtësi i ka kushtuar rëndë presidentit Meta, për të cilin Kuvendi ka nisur procedurën e shkarkimit, por ende nuk e ka shkarkuar plotësisht. Pavarësisht kësaj duket se për amerikanët, Meta është i shkarkuar.

Sipas verifikimeve të Realstory.al janë të paktën 4 raste që vërtetojnë zhvlerësimin që amerikanët i kanë bërë Metës.

Rasti më flagrant ishte ai i së mërkurës që e shpjeguam më lart.

Rasti tjetër ishte mos njohja e dekretit të presidentit për anulimin e datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Megjithëse presidenti firmosi një dekret të tij, zyrtarët amerikanë kërkuan që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”. Ka qenë kjo deklarata e ndihmës sekretarit të shtetit Mattheë Palmer në një prononcim për Zërin e Amerikës më 27 qershor, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve duke zhvlerësuar totalisht rolin e Metës dhe firmën e tij.

Rasti i tretë është mosnjohja e dekretit tjetër, atë për zgjedhje më 13 tetor. Edhe në këtë rast firma e Metës nuk është njohur nga politikanët amerikanë.

Ndërsa rasti i 4 lidhet me të gjitha akuzat që Meta ka bërë ndaj reformës në drejtësi. Ai ka sulmuar hapur ambasadën amerikane se në bashkëpunim me Ramën kanë kapur reformën duke e kthyer atë në Ramaformë, si dhe ka sulmuar ekspertët ndërkombëtarë të Euralius të cilët jo vetëm kanë ndihmuar në hartimin e kësaj reforme, por vazhdojnë të japin kontributin e tyre në zbatimin korrekt të saj. Në të gjitha rastet SHBA nuk kanë reaguar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndaj akuzave të Metës, por kanë gjetur një mënyrë origjinale.

Atë të publikimit të videove informuese për qytetarët për ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi. Përmes këtyre videove SHBA e ka bërë të qartë shumë herë se Reforma në Drejtësi është investim i tyre dhe se procesi po ecën në rrugë të mbarë dhe se “nuk pinë ujë” akuzat e Metës në këtë drejtim. (Realstory.al)

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

21/12/2025
“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al