• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për herë të parë Kisha Ortodokse mban një meshë përshpirtjeje për genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

01/07/2024
Për herë të parë Kisha Ortodokse mban një meshë përshpirtjeje për genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Për herë të parë, në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mbajt një meshë përshpirtjeje në kujtim të gjithë shqiptarëve ortodoksë të Çamërisë që u vranë gjatë genocidit të forcave zerviste më 1944.

“Shqipëria do të më marrë hakën” ishin fjalët e fundit të avokat Spiro Çallukës, drejtorit të arsimit shqip të Paramithisë 80 vjet më parë, kur më 30 qershor 1944 pas disa ditëve torturash, iu nxorrën sytë dhe u tërhoq zvarrë me makinë në qytet deri sa ndërroi jetë. Më pas, së bashku me shqiptarë të tjerë ortodoksë të Çamërisë u la i varur për tre ditë në mes të qytetit për të dhënë shembullin se shqiptarët ortodoksë mund të rrinin në shtëpitë e tyre, por do të kishin fat mizor nëse deklaroheshin shqiptarë.

Ceremonia u mbajt në mjediset e Kishës së Metamorfozës në Tiranë në prani të dhjetëra besimtarëve. Përshpirtja u realizua për Spiro dhe Thoma Çalluka, Gaqo Pasko, Dhimo Kasari, Ilia Nasto, Thimi Gogozoto, Petro Sharra, Ilia Konomi dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Meshtari i kishës, At Kristo Sharko kreu përshpirtjen në kujtim të emrave të tyre. Të gjithë ata punuan për atdheun e tyre, Shqipërinë, deri në momentin e fundit të jetës. Veçanërisht Spiro Çalluka, drejtuesi i arsimit shqip në Paramithi që vdiq në kushtet e torturave çnjerëzore, në moshën 87-vjeçare dhe u la tre ditë i varur në mes të qytetit, për tu treguar shqiptarëve të tjerë ortodoksë fatin që do të pësonin nëse deklaroheshin shqiptarë.

Përshpirtja është liturgji ortodokse që lutet për të përkujtuar të vdekurit. Ky është rasti i parë që në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kryhet një përshpirtje për shqiptarët ortodoksë të Çamërisë./TCh 

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sfida e fundit e 2025-ës, ndaj Pisës Spalletti pret konfirmime nga 3 lojtarë

Sfida e fundit e 2025-ës, ndaj Pisës Spalletti pret konfirmime nga 3 lojtarë

25/12/2025
Celine Dion “transformohet” në një Grinch dhe këndon All by Myself

Celine Dion “transformohet” në një Grinch dhe këndon All by Myself

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al