• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për herë të parë një kroat, Luka Modric fiton ‘Topin e Artë’

03/12/2018
Për herë të parë një kroat, Luka Modric fiton ‘Topin e Artë’

Luka Modric fitoi “Topin e Artë” për vitin 2018, duke i dhënë fund hegjemonisë së Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. Kroati la pas në votime pikërisht portugezin dhe francezin Antoine Griezmann. Mesfushori i Realit është futbollisti i parë kroat që fiton Topin e Artë. Kapiteni i Kroacisë nënkampione bote dhe ylli i mesfushës së Realit të Madridit, kampion Europe, Luka Modriç është fituesi i Topit të Artë 2018.

Mesfushori bëhet kroati i parë në histori që arrin të fitojë trofeun më prestigjoz individual dhe e bën këtë duke thyer një hegjemoni 10-vjeçare të dyshes Messi-Ronaldo.

“Është një ëndërr e realizuar për mua dhe falënderoj të gjithë trajnerët e mi, shokët e skuadrës, klubin e Realit të Madridit dhe të gjithë te përfaqësuesja kroate, por mbi të gjitha familjen time. Të gjithë kemi ëndrra të fitojmë trofe të rëndësishëm dhe Topi i Artë ishte më shumë se një ëndërr, ndaj jam vërtetë i nderuar që marr këtë trofe”, deklaroi Modriç gjatë marrjes së çmimit.

Luka Modriç udhëhoqi Kroacinë në botërorin “Rusi 2018”, duke e çuar në vendin e dytë, ndërsa ishte një nga liderët e Realit të Madridit, që arriti të fitojë 3 herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Ylli kroat arriti të marrë 753 pikë, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 476 dhe Antoinne Griezmann me 414 pikë, ndërsa Kylian Mbappe fitoi Topin e Artë për të rinj, ose trofeun Kopa.

Brazilianin Ricardo Kakà, me “Topin e Artë” të fituar në vitin 2007, ishte fituesi i fundit i këtij trofeu, për t’i lënë më pas radhën dyshes së Barçës e Realit në vitet që fituan trofetë.

Por, të gjitha rrugët sot të çojnë te Luka Modriç. Mesfushori kroat i Realit të Madridit është favoriti i madh për të fituar këtë trofe prestigjioz, që do të ishte i treti radhazi pas çmimeve që mori nga FIFA, si “Lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018”, dhe “FIFA Best Player”.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë ata që do të plotësojnë podiumin, mes Ronaldos dhe 3 kampionëve të botës, Varane, Mbappe e Griezmann. Në rast se Modriç triumfon sot, Reali i Madridit do të lërë pas Juventusin dhe do të bëhet klubi me shumë lojtarë që kanë fituar “Topin e Artë”, plot 9 të tillë.

Në Paris do të ndahen edhe disa çmime nga revista prestigjioze “France Football”, e cila është organizatorja e kësaj ceremonie. Sigurisht do të nderohet edhe Kylian Mbappe, i cili do të shpallet “Lojtari më i mirë i vitit 2018, nën moshën 21-vjeç”.

Related Posts

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë
Sport

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24
Sport

I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
E rëndë në futbollin francez, Wanis Honsor ndërron jetë gjatë stërvitjes
Sport

E rëndë në futbollin francez, Wanis Honsor ndërron jetë gjatë stërvitjes

11/11/2026
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballet me Luksemburgun
Sport

FOTO/ Shfaqet parashikimi i superkompjuterit të OPTA, situatë e pazakontë për Shqipërinë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria barazon pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë
Sport

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria barazon pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë

11/11/2026
Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24
Sport

“Synimi 3 pikët, besoj te ekipi”, Maran në konferencë: Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24

I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al