• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përballjet e PS, PD e LSI në qarqe: Cila prej skemave do të ketë sukses dhe sprova për Bashën

25/01/2021
Ndryshon harta elektorale në Shqipëri, Gjirokastrës i hiqet një mandat deputeti

Aty ku gara do të jetë më e fortë, tek tre partitë që do të dalin me listat e tyre, PD, PS dhe LSI, zgjedhja e drejtuesve nëpër qarqe ka përfunduar. Partia Socialiste e ka formatuar ekipin prej kohësh duke blinduar qarqet me emrat kryesore në PS shumica, prej tyre ministra dhe të regjur tashmë me fushatat elektorale.

Në anën tjetër PD-ja ka ndjekur një taktikë tjetër. Për herë të parë, Lulzim Basha ka futur emra nga bota akademike pa përvojë partiake që kryesojnë qarqe të rëndësishme, të paktën për PD-në.

Vlen të përmendet emri i Mark Markut në qarkun e Lezhës ku PD-ja synon të rikuperojë, qarkun e Beratit me Tomor Alizotin edhe ky i papërvojë në drejtim fushate, dhe Arben Çejku ish-diplomat në qarkun Kukësit. Për herë të parë si drejtues fushate, Basha ka caktuar edhe ish-deputetin Helidon Bushati për qarkun e Shkodrës.

Ndërsa nga LSI-ja nuk shihen surpriza. Kjo forcë politike ka shtrënguar radhët tek të vetët pas largimit të Nasip Naços pika kyçe e LSI-së për Beratin. Qarkun Berat nga LSI-ja do e kryesojë Ardit Çela.

Garë e fortë mes PD-së, PS dhe LSI priten në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në Tiranë, Basha është shprehur se do ta kryesojë vetë listën e PD-së.

Nuk dihet nëse në këtë listë do të përfshihet edhe ish-kryeministri Sali Berisha apo do të zgjedhë qarkun tjetër Shkodër.

Në anën tjetër, prej kohësh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nisur një fushatë represive duke atakuar thuajse në çdo takim kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ish kryeministrin Sali Berisha dhe LSI-në.

Në Elbasan gara është e fortë mes Gazmend Bardhit, Taulant Ballës dhe Monika Kryemadhit të tre figura politike me peshe në partitë e tyre.

Durrësi është një tjetër qark ku PD-ja do të përfaqësohet me Edi Palokën dhe Agron Dukën.

Nga PS-ja prej kohësh fushatën po e drejton Adrian Çela, ndërsa në hije po punon edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Qarku i Vlorës pritet të jetë e fortë brenda opozitës.

PD-ja në këtë qark përfaqësohet me Bujar Leskajn, ndërsa Astrit Patozi koordinator i “Bindjes Demokratike” mund të vendosë emrin e Ardian Kollozit, vite më parë, kandidat i PD-së për postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës.

Një përballje interesante, shihet edhe në Shkodër, mes PD-së dhe partisë më të re “Lëvizja për Ndryshim” e Jozefina Topallit.

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, është shprehur se do të garojë në Tiranë dhe në Shkodër.

Shkodra është pika e saj e fortë, ku ajo pretendon të marrë mandatin e deputetes. Në Shkodër, PD-ja do të kryesojë listën me Helidon Bushatin i cili pretendon që të marrë 7 deputetë për PD-në në zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PD mori vetëm 5 deputetë.

…Në të gjitha qarqet ekipet drejtuese janë formatuar tashmë.

Ajo që pritet të shihet është se cila prej taktikave do të ketë më shumë sukses, ajo e Ramës me figura krejtësisht politike, ajo e Bashës me figura të alternuara, sa PD-ja do të mund të ruajë votën brenda radhëve të saj, si rezultat i partive të reja të djathta, dhe një matje force për LSI-në nëse do të mundet të ruajë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara apo do të ketë rrjedhje votash krahas fenomenit që po i ndodh me largim njerëzish.(SI)

Related Posts

Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër–Kakavijë, procedohet penalisht një 20-vjeçar

04/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026
Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)
Kryesore

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë
Kryesore

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Selin vendos të vazhdojë garën: “As shtatë si ata nuk më ndalin në BBV”

05/04/2026
“Finalja dhuratë?” Rogerti dhe Miri shpërthejnë ndaj Selin

“Finalja dhuratë?” Rogerti dhe Miri shpërthejnë ndaj Selin

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al