Perëndimi ka reaguar ashpër në një zë, kundër dhunës së opozitës ndaj institucioneve të shtetit dhe punonjësve të policisë. Por, në kohën që këto thirrje erdhën njëra pas tjetrës, presidenti Ilir Meta ka vendosur t’i shkojë për vizitë në spital Sait Dollapit.
“Presidenti Meta vizitoi sot ne spitalin e traumës z.Sahit Dollapi i cili është në gjendje të rëndë pas dhunës se ushtruar ndaj tij nga disa efektive te policisë së shtetit. Meta u interesua për shëndetin e tij dhe bisedoi me mjeket për të garantuar përmirësimin e gjendjes sa me parë të jetë e mundur”, thuhet në një mesazh të Presidencës.
Për policët e dhunuar, Meta s’ka thënë asnjë fjalë. Madje, nuk denjoi t’i shkonte për vizitë në spital, as punonjëses që iu prenë gishtat nga kapsollat e opozitës. Gjesti i Metës me vizitën ndaj Sait Dollapit, flet vetë. /Tema









