Ka përfunduar një orë përpara se sa ishte parashikuar mosbindja civile nga opozita.
Bllokimi i rrugëve ishte parashikuar që të zgjaste deri në orën 13:00, por ajo është mbyllur në orën 12:00.
Ka qenë kryetari i PD Lulzim Basha i cili deklaroi përfundimin e protestës duke falënderuar qytetarët që bllokuan rrugët.
Më tej kryedemokrati gjatë fjalës së tij nga Vora i bëri thirrje Ramës që të heqë taksën në Rrugën e Kombit dhe të lirojë menjëherë 11 kuksianët e arrestuar.
“Edi Rama liroi Saimir Tahirin dhe nuk arreston kriminelët dhe liron banditët nga burgu. Ai arreston njerëzit e pafajshëm që proteston për bukën e gojës.
Policinë e shtetit e ke kthyer në polici private dhe ke politizuar gjykatat. Ky është fundi i diktaturës sepse popullin nuk e shantazhon dot.
Shqiptarët janë ngritur dhe do largojnë këtë shtet kriminal.
Opozita dhe aleatët janë në krahun e kuksianeve të grabitur padrejtësisht.
Kërkojmë lirimin e 11 personave që mbahen në burg padrejtësisht dhe heqjen e taksës së Kombit.
Jemi këtu për t’i thënë ndal regjimit kriminal që fut në burg popullin dhe liron kriminelët.
Liro 11 kuksianët dhe hiq taksën në Rrugën e Kombit”- tha Basha.
Ndërkaq Kryemadhi nga Elbasani teksa mbylli mosbindjen civile deklaroi se protesta e sotme ishte një mesazh shumë i qartë për Ramën dhe i bëri thirrje që të largohej.
“Dita e sotme ishte një ditë ishte për të treguar se nuk i ndal do të në rrugën e protestës. Rama mori sot një mësim shumë të mirë është fillim i fundit të tij.
Po nuk u tërhoq, taksën dhe të liroj djemtë kuksian, po nuk hoqi taksën e pronës dhe të gjitha taksat që po marrin frymë, kjo protestë nuk do të ndalojë, pasi nuk do të ndalojnë më shqiptarët.
Duhet që të largohet një orë më parë”, deklaroi Kryemadhi.









