• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përfundon në Gjykatë ish-deputeti i PS-së, ja cilat janë akuzat

20/06/2019
Përfundon në Gjykatë ish-deputeti i PS-së, ja cilat janë akuzat

Janë mbyllur hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për 5 të pandehurit e arrestuar në operacionin ‘Vol-Vo 4’, ku protagonist ishte ish-deputeti i PS, Arben Çuko.

Prokuroria e ka çuar në gjykatë ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, dhe 4 të pandehurit e tjerë për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

‘Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier.

Sqarojmë se më parë, po në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.339 të vitit 2016,është paraqitur kërkesa për gjykim të 12 të pandehurve të tjerë dhe ndodhen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, akuzuar për veprat penale’ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, në bashkëpunim, ‘ Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, parashikuara nga nenet 283/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal’, sqaron prokuroria./Shqip

Kush janë të pandehurit dhe akuzat ndaj tyre:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me datë 19.06.2019 ka paraqitur kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr. 339/2 të vitit 2016 në ngarkim të të pandehurve:

Arben Çuko (Ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve), akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Qerim Musha, akuzuar për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

Olsi Karagjozi, person që po vuan një dënim të mëparshëm, i akuzuar për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, në bashkëpunim, parashikuarnga neni 245, 25 i Kodit Penal.

Artur Balla, i akuzuar për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, në bashkëpunim, parashikuar nga nen i 245, 25 i Kodit Penal.

Denis Llaftiu, i akuzuar për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al