Numërimi në bashkinë e Këlcyrës është përfunduar. Nga të dhënat e nxjerra rezulton se Partia Socialiste ka marrë shumicën, më pas vjen PD dhe LSI. Konkretisht, PS ka marrë 1750 vota, PD 1070, LSI 509 nga 18 kutitë e numëruara. Më herët numërimi ka përfunduar në bashkinë e Himarës, ku PS ka marrë 3447 vota, PD 1854 dhe LSI 341