• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përfundon restaurimi i dy ikonave “Mbledhja e Kryeëngjëjve”/ Kumbaro: Punë që mahnit!

25/02/2018
Përfundon restaurimi i dy ikonave “Mbledhja e Kryeëngjëjve”/ Kumbaro: Punë që mahnit!

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka vlerësuar punën e kryer nga Drejtoria e Kulturës në Berat për restaurimin e dy ikonave të veçanta me emërtimin “Mbledhja e Kryeëngjëjve”, të autorëve Johan Çetiri dhe Kostandin Zografit. Gjatë një inspektimi të kryyer në labortatorin e restaurimit të ikonave, Kumbaro shkruan:
“Punë që mahnit! Arti i restaurimit të ikonave është punë, pasion, talent që s’të zhgënjen! Miltiadh Bibo dhe Altin Tabaku janë dy restauratorët duarartë në DRKK Berat që rikthyen në jetë laboratorin e restaurimit të ikonave dhe nxjerrin në dritë thesat e fshehura të Beratit. I gjeni në Pavijonin e ri të Muzeut Onufri 🎨
Mos humbni dy restaurimet e fundit mga veprat e Çetirit dhe Kostandin Zografit”.

Ikona me emërtim ” Mbledhja e Kryeëngjëjve ” me autor Johan Çetirin është pjesë e fondit të Ikonave në DRKK Berat, me përmasat 97.5 x 70 cm. Para se të restaurohej ikona paraqitej në një gjendje të dëmtuar, në disa pjesë grundi ka pasur çarje dhe shkëputje, verniku paraqitej i errësuar me papastërti të ndryshme. Restaurimi kaloi nëpër një proces të gjatë, i cili kaloi në disa faza si-konsolidimi i grundit dhe i pelikulit të piktures dhe konsolidimi i suportit të drurit. Kjo ikonë është marrë nga Kisha e Shën Thanasit në Karavasta,Lushnje. Thuajse njëkohësisht me restaurimin e saj, specilaistët e DRKK Berat përfunduan edhe restaurimin e ikonës së Kostandin Zografit . Ikona me autor Kostandin Zografin është marrë nga kisha e “Shën Kollit”, Vanaj në Fier.

DRKK Berat pohon se puna do të vazhdojë me zbulimin e veprave të tjera nga fondi i ateljesë ku specialistët e artit janë duke përgatitur projektet e reja restauruese.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit ,duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al