• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje – Balkanweb.com – News24

11/09/2026
Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje – Balkanweb.com – News24

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe me synimin për të përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi përgjegjësinë, standardet dhe profesionalizmin në arbitrim.

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Bernardino González Vázquez, si dhe kryetari i Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati.

Në fjalën e tij, Presidenti Duka theksoi rolin qendror që arbitri ka në zhvillimin e një ndeshjeje, duke nënvizuar përgjegjësinë që mbart trupa e arbitrimit për të garantuar mbarëvajtjen e lojës dhe respektimin e rregullave.

“Unë nuk marr përsipër të bëj leksione teknike se si arbitrohet, por të paktën një gjë e di dhe duhet ta dinë dhe të bindemi të gjithë, ai që komandon lojën është arbitri në fushë. Përgjegjësinë për çdo gabim që ndodh e ka arbitri në fushë. Të gjithë të tjerët janë aksesorë për ta ndihmuar arbitrin kryesor.

Nuk ka lidhje se në cilën kategori arbitroni, ndeshja është ndeshje, është përballje, është garë, është edukim, si në kategorinë superiore, si në nivelin amator, ti duhet të bësh maksimumin”, – tha kreu i qeverisë së futbollit.

Presidenti Duka u ndal gjithashtu te rëndësia e njohjes dhe zbatimit korrekt të rregullave të reja, si edhe te nevoja që e gjithë trupa e arbitrimit të funksionojë si një skuadër, në bashkëpunim me strukturat drejtuese të arbitrimit.

“Duke qenë në këtë fillim kampionati, doja t’ju rikujtoja rregullat e reja që janë futur. Nuk mund t’i nënvlerësoni ata. Një rregull i parespektuar, është më i keq se sa një rregull i pa vënë. Është shumë e rëndësishme që të respektohen dhe të mësohen nga të gjithë.

Sukseset e Benardinos varen gjithmonë nga dëshira dhe mbështetja. Në radhë të parë e Komitetit të Arbitrimit, në radhë të dytë nga juve arbitrat, e gjithë trupa e arbitrimit në futbollin shqiptar. Në fund të fundit edhe kjo është një skuadër, njësoj si skuadrat e futbollit, nëse nuk funksionon si një skuadër, suksesi është shumë i vështirë për t’u arritur, pothuajse i pamundur”, – u shpreh Presidenti Duka.

Në vijim, ai theksoi se standardet dhe përgjegjësia duhet të jenë të njëjta në çdo kategori, ndërsa paralajmëroi se shkeljet disiplinore do të trajtohen në përputhje me rregulloret përkatëse.

“Dënime publike nuk do të ketë për arsye teknike, përveç atyre disiplinore siç e parashikon rregullorja, por ama pezullime afatgjatë apo përgjithmonë padyshim do të ketë, sepse ai që e bën nuk ka pse ta vuajnë të gjithë.

Uroj që të kemi një edicion sa më të mbarë. Një edicion me lojëra të bukura, me spektakël, me sa më pak apo hiç gabime”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti i FSHF.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ndodh për herë të parë – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndodh për herë të parë – Balkanweb.com – News24

11/09/2026
Flet ikona Kepa: Mjaft me polemika, Vllaznia të flasë në fushë. Urgjentisht duhet rregulluar prapavija
Sport

Flet ikona Kepa: Mjaft me polemika, Vllaznia të flasë në fushë. Urgjentisht duhet rregulluar prapavija

11/09/2026
Sport

Stadiumi i Librazhdit gati për Kategorinë e Parë, Sopoti do të luajë ndeshjet në shtëpi

11/09/2026
Ishte lideri dhe u largua si kampion nga Superiorja, futbollisti del jashtë planeve të skuadrës – Balkanweb.com – News24
Sport

Ishte lideri dhe u largua si kampion nga Superiorja, futbollisti del jashtë planeve të skuadrës

11/09/2026
Ishte lideri dhe u largua si kampion nga Superiorja, futbollisti del jashtë planeve të skuadrës – Balkanweb.com – News24
Sport

Ishte lideri dhe u largua si kampion nga Superiorja, futbollisti del jashtë planeve të skuadrës – Balkanweb.com – News24

11/09/2026
Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo
Sport

Dinamo me fytyrë të re/ Blutë sfidojnë Partizanin, duan fitoren e tretë radhazi në kampionat – Balkanweb.com – News24

11/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje – Balkanweb.com – News24

Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje – Balkanweb.com – News24

11/09/2026
Ndodh për herë të parë – Balkanweb.com – News24

Ndodh për herë të parë – Balkanweb.com – News24

11/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al