Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Gjirokastër, Flamur Golemi, ka zhvilluar sot homazhe në varrezat e dëshmorëve, me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Teksa ka postuar foto në faqen e tij në Facebook ai shkruan:
“5 Maji mbetet një ditë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Sot më shumë se çdo herë tjetër nderojmë mijëra burra e gra, djem dhe vajza për sakrificën e tyre sublime. Dhanë jetën për lirinë e vendit dhe ky është kontributi më i madh që dikush mund të bëj për Atdheun. Pa sakrificën e tyre sot Shqipëria nuk do të ishte ajo që është. Lufta Antifashiste Nacioalçlirimtare është një prej faqeve më të ndritura në historinë tonë. Shqiptarët i pritën me armë okupatorët duke bërë që vendi ynë të renditej në kampin fitues. Jemi krenarë për atë luftë, jemi krenarë që sot vendi ynë është anëtarë i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian. Vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë që duam, për atë Shqipëri që ëndërruan dhe u përpoqën natyrisht edhe mijëra dëshmorë të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lavdi dëshmorëve, mirënjohje dhe respekt për gjithë veteranët!