Në Libohovë u përkujtua sot 75 Vjetori i Clirimit. Përfaqësues të bashkisë, qytetarë dhe prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, së bashku me kryetarin e Këshillit të Qarku, Armand Hila, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Më pas ceremonia përkujtimore pasoi me një program festiv në shtëpinë e kulturës. Kryebashkiakja Luiza Mandi tha se 75 vjetori i çlirimit përkon me punimet për një investim që do t’i ndryshojë faqen Libohovës. Sipas saj, vitin tjetër do ta përkujtojmë ditën e çlirimit me një qendër të transformuar plotësisht dhe besoj që ky është një lajm shumë i mirë të gjithë. “Puna dhe vëmendja që duhet të kemi së bashku ndaj Libohovës në çdo kohë është nderimi më i madh që ne mund t’i bëjmë vendit tonë”, u shpreh Mandi.