Është përkujtuar sot në GJirokastër 94 vjetori I Ramize Gjebresë, partizanes së pushkatuar nga vetë shokët e saj gjatë Luftës Antifashiste. Historia e 21 vjeçares intelektuale është sjellë nëpërmjet një dokumentari të veçantë me fakte e dokumenta historike mbi jetën dhe veprimtarinë e saj.
Ministrja e kulturës Kumbaro e ka nisur fjalën e vet me një përjetim personal duke bërë publike lidhjen e saj farefisnore me Elmaz Bocen, stërgjyshin e saj, delegatin e gjirokastrës në shpalljen e Pavarësisë dhe personi I cili I ka kushtuar vargje Rustem Gjebresë, babait të Ramize Gjebresë. Për ministren Kumbaro, Ramizeja është simboli I gruas së emancipuar, modeli që duhet të ndjekë sot shoqëria shqiptare.
Së shpejti një tjetër figurë intelektuale si ajo e Ramize Gjebresë do të renditet në panteonin e kulturës gjirokastrite krahas Musine Kokalarit, Eqerem Çabej dhe Isamil Kadare duke u nderuar me titullin “qytetare nderi” e Gjirokastrës.