• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përllogaritja qark më qark: Pse lista ‘Basha’ s’ka më vende, është e mbushur?!

01/02/2021
Basha i bindur se do të jetë Kryeministër: Edhe 80 vjet të rrijë Rama në pushtet nuk bën dot atë që bëra unë

Lulzim Basha ditë pas dite thuajse e ka mbyllur listën e kandidatëve të PD në qarqe.Përveç Kukësit dhe Gjirokastrës, në qarqet e tjera jo vetëm janë vendosur kryesuesit por lista thuajse ka marrë formë. Sipas një analize me burime zyrtare publikuar dje nga CNA.al, Basha ka gati më shumë se 45 emra të vendosur në pjesën fituese nga 42 vende që fitoi në Parlament në vitin 2017.

Më poshtë po sjellim një analizë më të plotë të emrave dhe kandidatëve në qarqe ku sipas të dhënave zyrtare rezulton se Lulzim Basha tashmë ka ngelur tek pjesa e plotësimit të zonjave në lista, si dhe hapësirave të ngelura për numër 2 apo 4 në shumicën e qarqeve. Por shumë prej këtyre emrave tashmë janë të zbuluara dhe konfirmuar nga Basha, pritet vetëm zyrtarizimi.

Sipas kësaj analize, edhe sikur Basha të shkojë në një maksimum prej 50 deri 54 mandatesh, lista e tij nuk ka hapësirë për më shumë se 12-14 vende eksponentësh politikë përjashto këtu një numër prej të paktën 8-10 zonjash që do jenë numri 3 në shumë qarqe.

Lista Basha është thuajse gati, hapësirat që ka janë mjaft të vogla, kjo për faktin se 6-8 vende i duan aleatët, gati 15-17 emra janë zonja me detyrim ligjor por edhe shumë emra që spikasin në Tiranë.

Këtu shtojmë edhe 12 drejtuesit e qarqeve lista me këto tre faktorë shkon nga 33 deri në 37 vende të okupuara, këtu nuk përfshihet një pjesë e elitës të PD si Berisha etj. Kujtojmë se në 2017 Basha siguroi 42 mandatë, këto vende tashmë janë të zëna, gara brenda PD ngelet për më pak se 25% të listës fituese.

Shkodër: Helidon Bushati kryeson listën, priten të jenë pjesë e listës, Bardh Spahia, Ramadan Lika. Një emër në Shkodër i konfirmuar është edhe Nard Ndoka i PDK, pra së bashku me numrin e 3-të që është një zonjë, 5 vende janë të zëna dhe sërish vendi i 6-të i përket një zonje. Në diskutim një vend që nuk duket të jetë i sigurt.

Kukës: Rikandidon Isuf Çela, ngelet vetëm konfirmimi numrit të parë.

Dibër: Xhelal Mziu kryeson listën, Kreshnik Çollaku mbulon Matin, në pikpyetje Dhurata Çupi, pra Dibra ka diskutim për 1 vend.

Lezhë: Mark Marku, një përfaqësues i Lezhës nr 2 dhe femra nr. 3, diskutohet vetëm një vend dhe ky në zonë jo të sigurt.

Durrës: Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Agron Duka diskutohet numri 3 Floriana Garo ose një zonjë, ngelen 2 deri në 3 vende në diskutim sikur PD të shkojë barazim. Pritet përfaqësimi i disa zonave në qark, si Kruja, Fush Kruja, Manëz etj.

Elbasan: Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Dashamir Sula, numri 3 i përket një zonjë.

Dy emra pretendentë janë edhe Taulant Zeneli dhe Fitim Zekthi. PD në Elbasan ka marrë 3 mandate sikur të marrë 6 s’ka më vende ose maksimumi mund të ketë 2 lëvizje.

Korçë: Edmond Spaho, numri 3 i përket një zonjë ku pretendojnë Ledina Aliolli dhe Sorina Koti. Andrea Mano, Bledion Nallbati janë dy emrat që kanë marrë premtimin e Bashës, Ervin Salianji ka problemin e dënimit dhe skualifikimit nga komisioni Nishani-Ruli.

Në këtë qark pretendon të jetë në listë fituese edhe Fatbardh Kadilli, ku më fakt Bashkia Pogradec ngelet ende pa përfaqësim, por ka edhe një tjetër pretendent si Erald Kapri.

Një aleat kërkon të jetë në listë fituese në Korçë, ai është Vangjel Dule i PBDNJ.

Me vajtjen e Dules dhe premtimet e Bashës apo pretendimet në Korçë ka “trafik dhe përplasje”. PD ka mundur të marë 4 nga 11 mandate, me premtimet e përplasjet nuk mjafton as 11 me zero në këtë qarke. Jo se nuk ka vende por plani është realizuar 140%.

Gjirokastër: Është i sigurt vendi i parë, i dyti në diskutim, këtu është ende një vend në lojë ku janë 3 pretendentë, Bujar Nishani, Genc Pollo dhe Ylli Asllani.

Vlorë: Bujar Leskaj kryesues, pritet në listë të ketë një përfaqësues bregu dhe çamët e treta një zonjë. PD në 2017 ka marrë 3 mandate. Ka diskutime për 1-2 mandate të sigurta.

Fier: Kryeson Enkelejd Alibeaj, pretendimet janë nga Luan Baçi, Gazmend Koduzi, dhe emri i tretë është një zonjë. Baçi është s’kualifikuar nga komisioni Nishani-Ruli.

Në Fier kërkon një vend të sigurt edhe PDIU e Shpëtim Idrizit që kërkon të riktheje në këtë qark Mesila Dodën, e cila ka qenë e zgjedhur e PD, kur lista kryesohej nga i ndjeri Sokol Olldashi.

Ende ka diskutime për një ose dy vende, këtu një vend në zonën e diskutueshme e kërkon edhe PR e Fatmir Mediut. Numri i 6 duhet një zonjë dhe ngelet i diskutueshëm. PD ka mundur të ketë vetëm 4 mandate në 2017.

Berat: I konfimuar është Tomor Alizoti, vetë si personazh politik nuk ka asnjë lidhje me këtë zonë. Tashmë ngelet konfirmimi i emrit të dytë dhe e tretë që është një femër. Në Berat PD mori vetëm një mandat në 2017, pra në diskutim nga 0 në 1 vend.

Tiranë: Lulzim Basha pritet të kryesojë listën.

Në këtë qark do ketë shumë emra qendrorë dhe aktivë në politikë, përfshi këtu edhe disa aleatë si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu apo Shpëtim Idrizi.

Pritet të rikandidojnë Sali Berisha, Jorida Tabaku, Florion Mima, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Flamur Noka, Albana Vokshi LDG, Belind Këlliçi FRPD.

Emra të tjerë të pritshëm janë Ina Zhupa, Çlirim Gjata apo Dorjan Teliti dhe Oriola Pampuri.

Në Tiranë PD mundi të siguronte vetëm 11 mandate në vitin 2017, më lart janë listuar 13 fitues dhe katër të tjerë në renditje të diskutueshme.

Qarku më i madh në vend duket se nuk ka shumë hapësira dhe nuk do të ketë shumë surpriza të mëdha ndoshta mund të përmbysen tre ose katër emra ose të çohen disa të tjerë në qarqe të tjera./CNA.al

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Probleme ligjore për Wiz Khalifa, rrezikon të dënohet me burg në Rumani

Probleme ligjore për Wiz Khalifa, rrezikon të dënohet me burg në Rumani

18/12/2025
Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al