Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Një person ka humbur jetën, pasi mjeti me të cilin ai po lëvizte ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Viktima është identifikuar si 50-vjeçari Sefer Duraj, nga fshati Peshtan i Fierit. Ai po udhëtonte me një zetor, kur ka humbur kontrollin duke bërë që mjeti të kthehej përmbys. 50-vjeçari ka humbur jetën në vend.









