Partizani fitoi me përmbysje ndaj Bylisit në Ballsh me rezultatin 1-2. Të kuqtë, e mbyllën fraksionin e parë të ndeshjes në disavantazh me rezultatin 1-0, megjithatë në dhjetë minutat e fundit, saktësisht në të 80-tën dhe të 91- tën, gjetën rrugën e rrjetës me anë të Tomës dhe Hjuman duke festuar kështu një triumf shumë të rëndësishëm për pozitat në klasifikim.
Kjo përmbysje dhe kjo fitore merr përmasa edhe më të mëdha, duke qenë se për Partizanin është vetëm hera e dytë përgjatë këtij kampionati që ia del të përmbysë kundërshtarin në këtë sezon. Hera e parë para kësaj ndeshje në Ballsh, ishte triumfi i çmendur me rezultatin 2-3 ndaj Teutës në Durrës, i regjistruar në fazën e dytë. Vendasit udhëhiqnin 2-0 në pjesën e parë, por në të dytën, të kuqtë fituan falë golit dygolëshit të Kontreras dhe golit të Tomës.
Në këtë sezon, sa i takon ndeshjeve jashtë fushe, Partizani ka mundur të regjistrojë katër fitore, dy barazime dhe pesë humbje duke koleksionuar në total 14 pikë, dy më pak se pikët që kanë grumbulluar kryeqytetasit në shtëpi (16 pikë) për të kompletuar kështu totalin e 30 pikëve përgjatë këtij sezoni që i rendit të kuqtë në vendin e pestë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








