• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Nga Roland Lami

Në aspektin juridik vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke mos marr vendim pavarësisht zhurmës
publike dhe pritshmërive të mëdha nga të gjithë palët politike e rikthehen çështjen aty ku ishte përpara se ajo të mbërrinte në Gjykatën Kushtetuese, zonja Balluku mbetet e pezulluar nga detyra sipas vendimit të GJKKO-së. Me fjalë të tjera, juridikisht nuk ka asnjë risi, politikisht, ka shumë konfuzion dhe shumë hapësirë për interpretime politike.

Kjo është problematike në një vend me demokraci të brishtë pasi Gjykata Kushtetuese kishte një rast sui generis në kontekstin shqiptar për të sqaruar ndarjen e pushteteve dhe për të vendosur kufijtë mes drejtësisë, legjislativit dhe ekzekutivit.Një vendim që do të përbënte një “casus” për studiuesit dhe studentët e së drejtës. Mirëpo, në vend që të ngrihej në nivelin që e dikton kushtetuta, ajo zgjodhi të mos shprehet në thelb.

Jo pa arsye Hans Kelsen e shihte gjykatën kushtetuese si “gardianin e Kushtetutës” por një gardian që hesht përballë konfliktit mes pushteteve e lë Kushtetutën pa mbrojtje. Heshtja këtu nuk është neutralitet, por shmangie nga përgjegjësia kushtetuese. Siç paralajmëronte Lon Fuller, ligji dështon jo vetëm kur është i padrejtë, por edhe kur nuk jep përgjigje aty ku konfliktet janë reale dhe të mprehta. Duke i shtyrë palët drejt Komisionit të Venecias, një organ këshillimor që sugjeron, por nuk detyron, Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidhi problemin, por e eksportoi atë.

Rezultati është i parashikueshëm, secila palë politike do të gjejë në opinionin e Venecias atë pjesë që i përshtatet interesit të radhës dhe Gjykata kushtetuese humbi mundësinë që të vendos precedentin që do ti shërbente jo vetëm të tashmes por edhe të ardhmes.

Ky model sjellje duke mos sqaruar por zvarritur apo thelluar paqartësitë mes tre pushteteve nuk është i ri. Edhe në rastin Xhaçka dhe Berisha, Gjykata Kushtetuese shmangu vendimmarrjen e qartë, duke e lënë konfliktin të degradoj në hapësirën gri mes ligjit dhe politikës. Giovanni Sartori do ta quante këtë një iluzion neutraliteti pasi institucionet që shmangin vendimin nuk qëndrojnë jashtë politikës, por prodhojnë politikë përmes mosveprimit. Aq më shumë në një sistem të brishtë si ky i joni ku të tilla sjellje, nuk kontribuojnë në stabilitet përkundrazi, ushqejnë cinizmin publik dhe delegjitimon autoritetin kushtetues.

Në fund, pyetja që mbetet nuk është thjesht juridike, por thellësisht politike: a kemi një Gjykatë Kushtetuese që përmbush funksionin e saj si arbitër suprem i rendit kushtetues, apo një trup gjyqtarësh që, me vendime të kujdesshme deri në paralizë, reflektojnë ekuilibra, frikëra dhe pazare politike? Nëse përgjigjja anon nga kjo e dyta, atëherë precedenti më i rrezikshëm nuk është pezullimi i një ministri, por normalizimi i një drejtësie që flet vetëm kur nuk rrezikon asgjë.

Related Posts

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Kryesore

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

16/09/2026
Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8 – Balkanweb.com – News24

Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8

16/09/2026
Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit – Balkanweb.com – News24

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al