• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përmbytje në Himarë/ Bashkia thirrje banorëve: Shmangni lëvizjet

06/02/2026
Përmbytje në Himarë/ Bashkia thirrje banorëve: Shmangni lëvizjet

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit. Si pasojë, janë përmbytur rrugë periferike, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

Në katin e parë të këtij institucioni ka hyrë ujë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi. Situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.

Bashkia e Himarës u ka bërë thirrje banorëve, që të shmangin çdo lëvizje që nuk është e domodoshme, qoftë me automjete dhe me këmbë, derisa kushtet e motit të përmirësohen.

Njoftimi i bashkisë:

Të nderuar qytetarë, banorë të Himarës dhe fshatrave të saj!

Prej mëngjesit të sotëm, rajoni jonë është përfshirë nga një valë reshjesh me intesitet shumë të lartë, duke shkaktuar vërshime të përrnejve, të cilët kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë dhe mjedise të tjera.

Ju bëjmë thirrje që të shmangni çdo lëvizje që nuk është e domodoshme, qoftë me automjete dhe me këmbë.

Qëndroni në mjedise të sigurta derisa kushtet e motit të përmirësohen.

Bashkia dhe çdo punëtor dhe mjet i saj janë në krye të detyrës për të ndikuar në zbutjen e pasojave të motit dhe parandalimin e dëmeve në pronën publike dhe private.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Related Posts

“Balluku”, kërkesa e Ramës e rrëzuar, por e pagjykuar
Kryesore

“Balluku”, kërkesa e Ramës e rrëzuar, por e pagjykuar

07/02/2026
Atentat i dështuar me eksploziv: Çfarë ndodhi në Konispol?
Kryesore

Atentat i dështuar me eksploziv: Çfarë ndodhi në Konispol?

06/02/2026
3 të arrestuar në Gjirokastër, si u zbulua baza për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara (VIDEO)
Kryesore

3 të arrestuar në Gjirokastër, si u zbulua baza për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara (VIDEO)

06/02/2026
Kryesore

Vendimi i plotë i Kushtetueses, Balluku pezullohet nga detyra

06/02/2026
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Ramën, pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi

06/02/2026
Si e menaxhoi Rama pandeminë? Bushati: Ishte si babai që ndan lekët me ‘dashnoret’
Kryesore

Andi Bushati: Reforma në drejtësi, dështim kolosal!

05/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba Pollozhani vendos të mbulohet brenda shtëpisë së “BBVK”

07/02/2026
Tragjedi në Georgia: Gjendet i pajetë djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon

Tragjedi në Georgia: Gjendet i pajetë djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon

07/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al