• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përmbytjet, dy fshatra të Dropullit mbeten të izoluar prej më shumë 15 ditësh

16/12/2017
Përmbytjet, dy fshatra të Dropullit mbeten të izoluar prej më shumë 15 ditësh

Fshatrat Llongo dhe Koshovicë në Bashkinë e Dropullit janë ende të izoluar pas përmbytjeve të fillim dhjetorit.Ura që i lidhte ata me aksin kryesor u shkatërrua nga rrjedha dhe prurjet inerte të lumit. Rreth 200 banorë që jetojnë në të dy fshatrat malore buzë kufirit me Greqinë kanë pamundësi transporti për të sëmurët, ndërsa vështirësohen shumë për të siguruar ushqime.

Kjo është situata më e vështirë që moti i keq ka shkaktuar ndonjëherë, tregon një tjetër banor. Disa ura u shembën dhe disa segmente rurale u rrëmbyen nga rrjedhat e përrenjve.

“Situata është shumë e vështirë pasi fshati nuk mund të furnizohet. Tani që ra pak lumi futet një makinë ushtarake”, thotë banori Spiro Proko.

Bashkia e Dropullit, që ishte edhe bashkia më e prekur nga dëmet në infrastrukturë, bën me dije se nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në ringritjen e urës së Llongos.

Mihal Mano, nënkryetar i bashkisë, theksoi: “Gjendja është alarmante. Makinat nuk shkojnë as për ushqim. Unë shkova para dy ditësh dhe ngeca aty. Nuk ke mundësi kalimi”.

Fshatrat Klishar dhe Selo filluan të komunikojnë me rrugën kryesore pas gati 10 ditësh izolimi, ndërsa problemet me rrëshqitjen e dherave, përmbytjen e tokës dhe shkatërrimin e akseve rurale shtrihen në të 14 fshatrat e Dropullit të Sipërm./tch

Related Posts

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026
Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)
Kryesore

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë
Kryesore

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

04/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kupa e Shqipërisë/ Luhen më 8 prill ndeshjet e para gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë/ Luhen më 8 prill ndeshjet e para gjysmëfinale

04/04/2026
Euro U-19 për vajza/ Kombëtarja nis të hënën grumbullimin, trajnerja Kodra fton 20 lojtare

Euro U-19 për vajza/ Kombëtarja nis të hënën grumbullimin, trajnerja Kodra fton 20 lojtare

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al