• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përplasen LIVE në TV vëllai dhe ish-i dashuri i vajzës që braktisi foshënjën në garazh

15/11/2023
Përplasen LIVE në TV vëllai dhe ish-i dashuri i vajzës që braktisi foshënjën në garazh

Vëllai dhe ish-i dashuri i 30-vjeçares që braktisi foshnjën në garazhin e një pallati në Yzberisht janë përplasur LIVE me njëri-tjetrin në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24. I vëllai i 30-vjeçares ka hedhur akuza se shoku i tij i ngushtë, që e quante vëlla, ka alkoolizuar motrën e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Ai pretendoi se shoku i tij, gjatë kohës që fliste me 30-vjeçaren, kishte lidhje të tjera dhe se kur është larguar jashtë vendit është bërë baba edhe i një fëmije tjetër.

“Ka qenë e lidhur me shokun tim. Motrën e ka alkoolizuar dhe më pas ka bërë ato gjëra. Motra më tha që më ka dhënë alkool. Ai kishte lidhje me dikë tjetër nga Lushnja, ka vajtur atje jashtë ka bërë fëmijë tjetër. Ashtu kemi marrë vesh ne gjërat. Pse ma bëri këtë mbrapa shpine, të mos më alkoolizonte motrën. Motra i ka thënë që jam shtatzënë, por ai i ka thënë që nuk më intereson. E ka alkoolizuar, ka shkuar tek banaku ka paguar lekët dhe ka kryer marrëdhënie me të. Më ke quajtur vëlla dhe nuk mund të ma bëje mua këtë. Ai e dinte që unë flisja me të. Ose do të më vrasë, ose do e vras” – u shpreh i vëllai.

Por këto akuza janë hedhur poshtë nga ish-i dashuri, i cili pretendon se marrëdhënia me 30-vjeçaren ka qenë konsensuale, madje edhe nëna e vajzës ka qenë në dijeni që ajo ishte në hotel me të.

“Nuk kam fëmijë tjetër. Bashkëjetoj me një vajzë të huaj, kur e kam takuar ka qenë 8-muajshe shtatzënë. Unë s’kam fëmijë. Kam pas folur në rrjete sociale me vajza të tjera, por kur kam njohur G…, i kam bërë bllok. Ka ardhur me dëshirë, nuk ka qenë e alkoolizuar. Nëna e dinte që vajza ishte në hotel me mua. Kam telefonatën që më mori nëna e saj sepse G… e fiku telefonin. Ajo ka ardhur me dëshirë, siç më thoshte se të dua shumë” – thotë ish-i dashuri.

“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i AND-së. Jemi takuar vetëm njëherë. Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë. Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shok, por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë. Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë”, – tha ai.

Nëna e mbajti shtatzëninë të fshehtë dhe e lindi foshnjën mëngjesin e 8 nëntorit në bodrumin e pallatit në Yzberisht në Tiranë. Ajo e braktisi të porsalindurin aty dhe u largua në banesën e saj. Djali u gjet disa orë më vonë por ndërroi jetë një ditë më pas në spital.

“Disa gjëra nuk janë të vërteta. I kam treguar që kam qenë shtatzënë. Nuk kam komunikime me të sepse kam ndërruar numër. Nuk pranova sepse nuk dua që dikush të më komandojë. Ai do që të dalë i larë vetë. Tani u kujtua për foshnjën që e linda unë”, – u shpreh e reja.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga SHBA në Meksikë, avantazhet dhe sfidat e Ferrarit në fundin e sezonit

Nga SHBA në Meksikë, avantazhet dhe sfidat e Ferrarit në fundin e sezonit

29/10/2026
FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria U-15 fiton tre ndeshje radhazi, nesër përballet me Perunë

FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria U-15 fiton tre ndeshje radhazi, nesër përballet me Perunë

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al