• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përplasja me armë në Athinë, zbardhet dëshmia e shqiptarit të arrestuar

20/12/2023
Alarmohet policia në Athinë/ Dy shqiptarë qëllojnë me armë 3 grekë nga Kreta. Ja si nisi sherri para lokalit të natës

Mediat greke kanë publikuar foton e shqiptarit të arrestuar, Emiliano Jakupi 33-vjeç.

Sipas mediave greke, ai ishte person i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ngjarje e ndodhur në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” në Athinë.

Lidhur me plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim Nardi Idrizi, 37 vjeç nga Vlora, Jakupi mësohet të ketë deklaruar: “Ishte një sherr rruge. Unë godita me pëllëmbë. Nuk e prisja që tjetri të godiste me armë”.

Sipas burimeve ai shtoi se pas të shtënave u tremb dhe bashkë më shokun e tij hipën në makinë dhe u larguan. “Nuk e di ku është tjetri”, tha ai për policinë.

Duke folur për “Kathimerini”, avokatja e tij Matina Markou u shpreh se klienti i saj është dorëzuar vullnetarisht. Sipas saj 33-vjeçari mohon të jetë përfshirë në këtë episod dhe shprehet i habitur nga reagimi i shokut të tij.

Markou ka shtuar se Jakupi ka pasur lidhje miqësore me Nardi Idrizin 7 muajt e fundit dhe të premten mbrëma kishin dalë së bashku, fillimisht në zonën e Vrilissit (ku u gjet edhe fuoristrada me të cilin po udhëtonin) dhe më pas në Gazi, për tu argëtuar.

Sipas avokates, teksa po dilnin nga një klub, makina ra në një pellg, me pasojë që viktimat e sulmit që ndodheshin në vendngjarje të lagen. Ata janë kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur një sherr, gjatë së cilës autori i shpallur në kërkim ka nxjerrë armën dhe ka plagosur rëndë tre prej tyre.

Markou pohon se klienti i saj nuk e dinte që i bashkëakuzuari i tij ishte i armatosur dhe përpiqet të ndajë pozicionin e tij nga ngjarjen e përgjakshme.

Ajo shton gjithashtu se 33-vjeçari ka precedentë të pastër penalë dhe nuk ka asnjë lidhje me qarqet e kriminelëve, siç u raportua në 48 orët e mëparshme. Ndërkohë sipas mediave greke, Jakupi ka precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash. Ndërkohë kërkohej dhe për vrasjen e Pëllumb Islamit.

Related Posts

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
Kryesore

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

21/06/2026
Kryesore

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026
Spiropali sfidon Ramën: Po, do ta kemi marrëveshjen për Shqipërinë e re. PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet
Kryesore

Spiropali sfidon Ramën: Po, do ta kemi marrëveshjen për Shqipërinë e re. PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet

21/06/2026
Protestat, Ministri i Brendshëm për shqiptarët nga Kosova e Maqedonia: Jeni të mirëpritur, por kursejini vetes refrenin e dobët të emigrantit me biletë vetëm vajtje
Kryesore

Protestat, Ministri i Brendshëm për shqiptarët nga Kosova e Maqedonia: Jeni të mirëpritur, por kursejini vetes refrenin e dobët të emigrantit me biletë vetëm vajtje

21/06/2026
Rama: Mediat e kanë ekzagjeruar pak, Shqipëria nuk mund të konkurrojë Italinë në turizëm
Kryesore

Rama: Kontrata ime e pazgjidhshme me shqiptarët mbaron në maj 2029

21/06/2026
Kryesore

Ndjekje si nëpër filma në Ksamil, i kërkuari nga SPAK çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

21/06/2026

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al