Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha do të jenë njëkohësisht nesër mbrëmë në transmetim live në tre emisione të ndryshme, por në të njëjtën orë.
Rama do të jetë përballë gazetarit Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24, Ilir Meta te emisioni “Arena” i Dritan Hilës në Ora News, ndërsa Lulzim Basha përballë Blendi Fevziut në “Opinion”.
Daljet e tyre në këto tre emisione vijnë në kulmin e krizës politike dhe teksa shtrëngojnë ditët për skadimin e afateve që duhet të përmbushin partitë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit.
Situata është tensionuar më shumë pas qëndrimit të fundit të Ilir Metës, i cili mbështet krijimin e një qeverie teknike sikundër kërkon edhe opozita prej kohësh. E përveç të tjerash kjo është edhe një “betejë” për audiencë mes tre televizioneve.