Mbi 40 masa ndalimi për tifozët (Daspo) dhe rreth 20 masa sigurie. Këto janë masat e marra nga policia në kuadër të operacionit të “Digos”-it të Torinos, lidhur me përplasjet që ndodhën para derbit mes Torinos dhe Juventusit më 24 maj të këtij viti.
Masat e sigurisë janë ekzekutuar në Torino, por edhe në qytete të tjera të veriut të Italisë, si Milano dhe Xhenova. Sipas informacioneve, në ngjarje janë përfshirë ultras bardhezinj dhe granatë, pjesë e grupeve të njohura të organizuara të dy tifozerive.
NGJARJET
Para ndeshjes, në Piazzale San Gabriele di Gorizia, kishte pasur përplasje mes tifozëve të Juventusit dhe forcave të policisë. Gjithashtu, pati një kontakt mes ultrasve bardhezinj dhe marshimit të tifozëve granatë, të cilët po drejtoheshin drejt tribunës Maratona. Gjatë përleshjeve mbeti i plagosur Marko Leonardo Basoku, i cili u godit nga një gaz lotsjellës i qëlluar në lartësinë e njeriut.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







