Gjirokastra rrezikon të përmbytet sërish. Paralajmërimet janë dhënë nga meteorologët, të cilët thonë se pritet të ketë reshje shiu intensive gjatë natës. Për të parë nga afër situatën në terren ka dalë edhe kryebashkiakja Zamira Rami.
“Në terren për të eleminuar problematikat që krijoi rrebeshi i orëve të pasdites. Kapriçoz mbetet Përroi Çullos”, thuhet shkurt në një njoftim të Bashkisë Gjirokastër.










