• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përshtypjet kryesore nga takimi Biden-Putin: Skepticizëm dhe respekt

17/06/2021
Putin flet për takimin me Biden: S’ka patur armiqësi, por kemi diferencë pozicionesh

Udhëtimi i parë jashtë vendit i Presidentit Joe Biden shpalosi filozofinë e tij diplomatike dhe negociuese, ndërsa ai bashkonte aleatët tradicionalë demokratikë të Amerikës, për t’u përballur me sfida të reja dhe të vjetra, si dhe ofroi një pamje shpesh rozë të mundësive të bashkëpunimit me Presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi kokë më kokë. Në vazhdim disa nga përshtypjet kryesore:

NJË RIFILLIM QË NUK U QUAJT KËSHTU
Presidentët Biden dhe Putin nuk e përdorën fjalën “rifillim” për të përshkruar gjendjen e marrëdhënieve midis dy vendeve pas samitit të tyre në Zvicër. Por kjo ishte ajo çfarë takimi arriti, me të dy udhëheqësit që theksuan fusha të qarta mosmarrëveshjesh, edhe pse vunë në dukje fusha në shkallë më të vogël ku mund të bashkëpunonin. Ata përcollën një respekt të ndërsjellë dhe një skepticizëm të ndërsjellë. Ishte një kthim i papritur në kuadrin më konvencional SHBA-Rusi pas presidencës së Donald Trump-it, i cili shpesh dukej se lartësonte Putinin dhe krijonte të paktën aspiratën që vendet të mund të bënin më shumë si partnerë.
Këtë herë, secili udhëheqës u largua me mirëkuptimin se disa nga rregullat e vjetra ende zbatohen. Rusia rikthehet në vendin e saj si një “kundërshtare e denjë”, siç tha Presidenti Biden, në vend të një lloj vendi koleg. Dhe tensionet më të hershme, mbi luftën kibernetike dhe të drejtat e njeriut, vazhdojnë.
ARTI I IMAZHIT
Pas takimit të tyre tre orësh, prirja rrezatuese e Presidentit Biden qëndronte në kontrast të fortë me tonin më të matur dhe të heshtur të Putinit, i cili ndonjëherë kalonte në mbrojtje kur bëheshin pyetje nga gazetarët në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi dhe pushtimin e Ukrainës. Edhe kështu, Presidenti Biden pranoi se optimizmi i tij ishte më shumë një dëshirë se sa një realitet.
“Unë do t’ju çmend të gjithë sepse e di që dëshironi që gjithmonë t’iu vë një theks negativ gjërave, veçanërisht në publik”, tha ai pak para se të hipte në Air Force One, duke shtuar, se në këtë mënyrë, “garantoni se asgjë nuk do të ndodhë”.

Kjo nxori në pah stilin e negocimit të presidentit, qoftë me Putinin apo me republikanët në Senatin amerikan për infrastrukturën – për të cilën ai shpreh publikisht bindjen e tij se një marrëveshje mund të arrihet pavarësisht nga mosmarrëveshjet shpesh të mëdha.
“Unë e di që ne e mendojmë politikën e jashtme të jetë një aftësi shumë e madhe që është disi si një kod sekret”, tha Presidenti Biden. “E gjithë politika e jashtme është një zgjatim logjik i marrëdhënieve personale. Është mënyra se si funksionon natyra njerëzore”. Ai më vonë shtoi se, “ka një vlerë të jesh realist dhe të ngresh një front optimist, një fytyrë optimiste”.
TAKIMI BALLË PËR BALLË
Udhëtimi tetë ditor në tre vende i Presidentit Biden demonstroi theksin e tij mbi të gjitha tek marrëdhëniet personale.
“Nuk ka asnjë zëvendësim, siç e dini ju që më keni mbuluar për një kohë, për dialogun ballë për ballë midis udhëheqësve. Asnjë”, tha Presidenti Biden, duke deklaruar samitin e tij me Putinin një sukses, thjesht për faktin se ata folën personalisht.
Gjatë gjithë udhëtimit të tij, shumica e takimeve të Presidentit Biden u zhvilluan privatisht, pa kamera, ose me vetëm disa momente të hapura për mediat. Kjo nxori në pah besimin e Presidentit Biden tek lidhjet personale të padukshme që mund të nxisin rezultate në politikën e jashtme dhe të brendshme.
Dhe shënoi një largim të qartë nga stili i ish-Presidentit Trump, takimet publike të të cilit me udhëheqësit globalë u bënë një lloj legjende në skenën ndërkombëtare. Marrëdhëniet patën tendencën të rrjedhin në një drejtim – me shfaqje të pasigurta publike nga krerët e shteteve dhe qeverive që përpiqeshin të pozicionoheshin në anën e mirë të ish-Presidentit Trump. Presidenti Biden mendon se këta udhëheqës do ta mirëpresin kthimin në përqasjen e “shkollës së vjetër”./VOA

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al