• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Perurohet Skena e Re Turbina/ Kumbaro: “Si shoqëri civile do të kisha protestuar për të kërkuar një ëndërr, si vendimmarrës duhen gjetur rrugët për realizimin e ëndrrës”

04/07/2018
Perurohet Skena e Re Turbina/ Kumbaro: “Si shoqëri civile do të kisha protestuar për të kërkuar një ëndërr, si vendimmarrës duhen gjetur rrugët për realizimin e ëndrrës”

Mbrëmjen e së hënës Tiranës iu shtua një Qendër e e re e Artit, arTurbina. Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, qytetarë, artistë të skenës shqiptare, por edhe të ftuar nga Maqedonia dhe Kosova. Ministrja Kumbaro u kujtoi të pranishmëve ‘gërmadhën’ e dikurshme që përfaqësonte kjo ngrehinë

“Kjo ndërtesë ndodhej në mes të qytetit prej dekadash, e braktisur prej 25 vitesh, ekzistonte bash këtu. si një gropë gjigande me plehra, grumbull hekurishtesh industriale, që me ç’kam kuptuar në këto vite, as në kujtesën tonë s’kishe ngelur”, tha Kumbaro. 

Ministrja e Kulturës vuri theksin në fjalën e saj tek investimet e kryera nga kjo qeveri në Art dhe Kulturë, të cilat i cilësoi “emergjencë e domosdoshme” në një vend ku nuk ishte investuar prej dekadash. Ajo cilësoi domosdoshmërinë e investimeve duke u shprehur se “Koha e humbur dhe koha e shkurtër janë armiku ynë, prandaj i nisëm të gjitha, edhe Korçën, edhe Shkodrën, edhe Operan, edhe Skenën e Re dhe, jo vetëm”.

Kumbaro nuk la pa përmendur edhe çështjen e Teatrit, duke hequr paralele mes zërit si protestues në emër të shoqërisë civile dhe angazhimit dhe përgjegjësisë si vendimmarrës :

“Nëse do të isha zëri i shoqërisë civile, a do të kisha protestuar për kushte më të mira për artistët, për aktorët, për kushte më të mira për bibliotekën kombëtare? Patjetër! Ndaj i kam mbështetur dhe i mbështes kërkesat e grupeve të interesit dhe të shoqërisë civile kur me të drejtë kërkojnë insistutcione dinjitoze të kulturës. Jam në anën e shoqërisë civile, si gjithnjë, për të pasur më të mirën në kulturë. Por, në anën e protestuesit shikon vetëm atë që dëshiron, ëndrrën që kërkon dhe jo rrugën që të çon për te ëndrra jote. Në rolin e vendimarrësit të duhet të peshosh të gjitha mundësitë që të jepen për të bërë të mundur realizimin e ëndrrës, me buxhetet dhe mundësitë e një vendi jo të kamur, si vendi ynë dhe, ku ndonëse vijon rritja ekonomike, mentalitetet dembele ende thonë “ne s’kemi bukë, ti do muze e teatro”.

Ndërtimi i Skenës së Re, me dy salla prej 400 dhe 150 vendesh krijon një pol të ri kulturor në qytetin e Tiranës, si një Qendër arti, një Skenë e Re bashkëkohore dhe me standarde Evropiane. Gjithashtu shihet sesi po krijohet një hapësirë e re qytetare, ku përmirësohen marrëdhëniet me spektatorin duke zgjeruar gamën e aktiviteteve dhe ambjenteve të reja artistike.

Ministrja e Kulturës nuk ngurroi të shprehet edhe për zërat që janë kundër ndërtimit të teatrit të Ri duke iu kthyer historisë dhe kujtesës e duke argumentuar se:

“Ajo çka kemi trashëguar është ndërtuar si zgjidhje e përkohshme dhe nuk mund të marrë status të përjetshëm. I vetmi përjetësim aty është historia shpirtërore e teatrit, emocionet tona kolektive në atë godinë, që kanë bërë zëra kundër ndërtimit të një Teatri të Ri. Kam respekt për ndjenjat e tyre, por ruajtja me fanatizëm dhe me emocion e gjithçka të shkuar nuk na ndihmon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për teatrin, për artistët e gjeneratës tjetër, ndërsa kujtesa shpirtërore kolektive ka qindra mënyra të tjera se si përjetësohet me dinjitet”.

Kumbaro bëri me dije edhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e dytë, rikonstruksioni dhe rikonceptimi i hapësirave të Muzeut Historik Kombëtar, si dhe projekti i rehabilitimit e rikonceptimit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Investimet në këtë fushë janë përgjigja më e mirë për të treguar vizionin dhe angazhimin e kësaj maxhorance.

Në një ditë kur banorëve të Tiranës dhe artdashësve u shtohet një godinë multifunksionale me dy skena dhe shumë ambiente të tjera ndihmëse për aktivitete kulturore, Kumbaro falenderoi të gjithë artistët që ndihmuan me mendime e sugjerime këtë projekt, që mund të quhet model i ri për rikonceptimin dhe ridhënien jetë të hapësirave të lëna në harresë.

“Mirënjohje me gjithë zemër të gjithë atyre artistëve, regjisorëve, skenografë, aktorëve, balerinëve të cilët kanë shoqëruar me kureshtje, kriticizëm, befasi, mosbesim, dëshirë për të përmirësuar, së afërmi a së largu, por të gjitha këto i kanë bërë shumë mirë projektit. Skena për artistët dhe spektatorët, ata që do t’i japin jetë kësaj godine. Ta gëzojmë të gjithë!”.

Ju faleminderit

Dite te mbare ne vazhdim

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

23/12/2025
Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al