POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi i ka marrë një shumë parash një 34-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









