• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pesë parajsa ballkanike për nomadët dixhitalë, mes tyre edhe Ksamili

10/07/2024
Pesë parajsa ballkanike për nomadët dixhitalë, mes tyre edhe Ksamili

Europa nuk njihet saktësisht si një destinacion ekonomik për nomadët dixhitalë, veçanërisht me krizën e kostos së jetesës, por zona juglindore e kontinentit ofron një lehtësim financiar nëse jeni të vetëdijshëm për buxhetin, por ende dëshironi të jetoni.

Shumë e përdorin Ballkanin si një qendër tranziti, përpara se të marrin vizën për Nomadët Dixhitalë të Spanjës ose Italisë, por ja pse duhet të konsideroni t’i bëni këto 5 gurë të çmuar të Ballkanit si bazën tuaj të përhershme:

Timisoara, Rumani

Një nga qytetet më të bukura në Rumani, me një trashëgimi të pasur arkitekturore, Timisoara është qyteti i përsosur për t’u zhvendosur: është ende mjaft i madh me një skenë të gjallë shoqërore, por trafiku nuk është aq kaotik sa ai i Bukureshtit dhe nivelet e krimit mbeten të ulëta.

Qyteti i Vjetër i ruajtur mirë, ka ndërtesa të bukura si dhe një katedrale madhështore buzë lumit me një ambient të brendshëm me afreske shumëngjyrëshe, dhe sistemi i tramvajit i lidhur mirë e bën të lehtë lëvizjen.

Një apartament i mobiluar plotësisht në qendër kushton 714 dollarë në muaj, dhe shpenzimet mujore janë 1,813 dollarë.

Ksamil, Shqipëri

Destinacioni i pazakontë i plazhit të Europës, Ksamili ka qenë në trend me nomadët së fundmi, falë klimës së butë mesdhetare, rërës së bardhë, për të cilën janë bërë krahasime të shumta me Maldivet.

Nëse nuk është verë, kur plazhet hapin dyert e tyre dhe të rinjtë shqiptarë dynden nga i gjithë vendi për pijet të lira dhe pamjet mahnitëse të perëndimit të diellit, ky është një fshat mjaft i çuditshëm buzë oqeanit, me një përzgjedhje të larmishme restorantesh deti me kosto të përballueshme dhe shumë bukuri të botës së vjetër.

Rrënojat e afërta greko-romake të qytetit të Butrintit, një nga më të ruajturat në Gadishullin Ballkanik, janë 9 minuta me makinë nga Ksamili, dhe shpenzimet totale zakonisht arrijnë në 2,047 dollarë në mua, bazuar në vlerësimet e Nomad List.

Shkup, Maqedonia e Veriut

Kryeqyteti i një vendi të vogël pa dalje në det, Maqedonia e Veriut, Shkupi është evituar nga turistët për dekada tani, edhe pse ka shumë destinacione interesante, nga kalaja në majë të kodrës deri te qendra historike me kalldrëm.

Ohri është i famshëm për restorantet e shumta me çime të përballueshme, ku vaktet mund të kushtojnë 5 dollarë dhe hapësira pune të pajisura mirë, ku të marrësh me qira një tavolinë në njjë zyrë kushton 85 dollarë në muaj.

Për shpenzimet mujore, apartamentet me qera fillojnë nga 573 dollarë dhe shpenzimet totale mesatarisht 1331 dollarë.

Novi Sad, Serbi

Xhevahiri i kurorës së Serbisë, Novi Sadi është një qytet elegant në brigjet e Danubit, i njohur për katedralen e lartë neo-gotike, në një ngjyrë të verdhë mahnitëse, që përshkon peizazhin e qytetit të kuq, të mbuluar me tjegulla.

Nëse e vlerësoni kalimin e stinëve, atëherë do t’ju pëlqejë këtu, pasi shijohen verërat e nxehta ballkanike, por vjeshta dhe dimri mund të jenë të ftohtë. Rrugët me kalldrëm, fasadat baroke dhe kafenetë përgjatë Danubit me siguri do t’ju vjedhin zemrën.

Qeraja mujore në qytet mund të kushtojë rreth 722 dollarë dhe një vakt për dy persona rreth 40 dollarë.

Budva, Mali i Zi

Kthehemi në bregdetin e pacenuar të Adriatikut, Budva është një qytet port i fortifikuar në Mal të Zi, një vend i vogël ballkanik dhe destinacion i ri, që po vjedh zemrat e nomadëve dixhitalë, që duan diellin.

Qyteti i Vjetër është ka rrugica me kalldrëm, rrethuar nga shtëpitë tradicionale prej guri dalmat dhe kishat romane, dhe plazhet me guralecë pak jashtë mureve të qytetit, të bashkuar nga darka të rastësishme jashtë dhe dyqane akulloresh.

Në Budva një apartament me qira pranë detit, kushton rreth 1,556 dollarë në muaj, duke i mbajtur kostot e ushqimit nën 40 dollarë në ditë – falë çmimeve më të ulëta të konsumit ––dhe buxheti i përgjithshëm shkon 2,326 dollarë.

Travell Off Path

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

13/03/2026
Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al