• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pete Davidson rrëfen traumën e humbjes së babait në 11 shtator

13/09/2025
Pete Davidson rrëfen traumën e humbjes së babait në 11 shtator

Kanë kaluar 24 vite nga sulmet e përgjakshme të 11 shtatorit 2001, por për aktorin dhe komedianin amerikan Pete Davidson, kjo datë mbetet e lidhur përjetësisht me një plagë personale. Atë ditë, ai ishte vetëm shtatë vjeç kur humbi babain e tij, zjarrfikësin Scott Davidson, i cili u vra teksa shpëtonte jetë në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Në një intervistë për podcast-in “Real Ones” me Jon Bernthal, Davidson kujtoi momentin kur kuptoi se babai i tij nuk do të kthehej më. “Babai më premtoi se do të vinte të më merrte atë ditë, por nuk u shfaq kurrë. Mamaja ime nuk më tha të vërtetën për tre ditë, më thoshte se ishte në punë dhe më ndaloi të shihja televizor. Një mbrëmje ndeza fshehurazi ekranin dhe pashë babain tim aty. Lajmet raportonin se të gjithë zjarrfikësit në vendngjarje kishin humbur jetën,” tha ai.

Tragjedia la pasoja të thella në jetën e tij. Komediani 31-vjeçar pranoi se vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) dhe se ka kaluar gjithë jetën në terapi. “Kjo humbje më krijoi probleme të mëdha besimi,” rrëfeu Davidson.

Megjithatë, pavarësisht dhimbjes, ai ka gjetur një mënyrë për ta mbajtur gjallë kujtimin e babait, përmes humorit. Davidson theksoi se skenën e ka përdor shpesh si një mjet për të përballuar traumën dhe për të nderuar trashëgiminë e të atit, një hero i 11 shtatorit që u bë simbol i sakrificës së zjarrfikësve atë ditë.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

30/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

Propozimi zyrtar i PS: Shkrihen 15 bashki, mes tyre Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

30/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al