• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Peticioni për t’u futur në Parlament në vend të Vangjel Dules, kandidatja e PD-së: Ishte qershia mbi tortë! Ja ndjesia që pati në intervistën me Ramën

14/05/2021
Peticioni për t’u futur në Parlament në vend të Vangjel Dules, kandidatja e PD-së: Ishte qershia mbi tortë! Ja ndjesia që pati në intervistën me Ramën

Oriela Nebiaj, kandidatja për deputete në listën e koalicionit PD-AN në qarkun e Tiranës ka folur për fushatën zgjedhore dhe peticionin online që është krijuar për ta futur në parlament.

Në emisionin “Breaking”, e ka cilësuar si qershinë mbi tortë, ndërsa theksoi se i vjen keq që janë kapur me Vangjel Dulen që siguroi më pak vota se Nebiaj, por arriti të siguronte një vend në parlament. Nebiaj sqaroi se ajo mund të bëhet deputete vetëm nëse heq dorë një femër.

Nebiaj: Peticioni online për të më çuar në parlament ishte “qershia mbi tortë”. Të gjithë më përgëzuan, ishte një ndjesi kontradiktore se teksa humbëm, të gjithë gjenin kohën dhe energjinë për të më uruar mua për rezultatin e mirë që kisha në kandidimin tim të parë.

Unë hyj në parlament vetëm nëse heq dorë një femër. Besoj se e kanë vënë re të gjithë paqartësinë e madhe për këto zgjedhje.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ka ende paqartë dhe nuk ka faj Vangjel Dule dhe nuk duhet t’i shkojë atij pesha morale. Një gjë është e vërtetë, qytetarët, ata që votojnë dhe duan të flasin me votën e tyre janë më shumë se ata që manipulojmë votën.

Pyetje: Çfarë të mësoi fushata?

Nebiaj: Është një lidhje që krijohet dhe besoj se nuk do zgjidhet më kurrë. Dhe në lagjen ku unë banoj për të qenë po goca e lagjes, është njësoj dhe sot, flas me ta, i ndajmë hallet. Është një energji e fortë, adrenalinë e fortë që mua më bën më të vendosur për atë se si do të jetë rruga ime në vijim dhe nuk shkëputem më dot nga terreni, qytetarët dhe politika.

Pyetje: Cili ishte reagimi i familjarëve?

Nebiaj: Ata që mbanin mbi supe çdo emocion timin. U angazhuan të gjithë, çdo individ që kisha takuar në jetë si mik apo ndonjë marrëdhënie pune dhe për këtë jam e lumtur e krenare. Kjo më bën më të fortë dhe të kujdesshme për hapat që vijnë në vijim. Askush nuk kishte llogaritur që do dilja aq lart dhe për aq pak kohë të shkurtër. Sot që ne flasim, përveç se pozitat e mia janë më të forta dhe kandidatja potenciale, për momentin jam po unë. Të shohim çfarë do ndodhë në vijim.

Ndërsa për intervistën që i bëri kryeministrit Edi Rama në “Wake Up” teksa zhvillohej fushata elektorale, Ori tha: “E dija arrogancën e tij në lidhje me gazetarët, por isha e bindur që do të qëndroja e ftohtë dhe për çdo reagim do të qëndroja si Ori e Wake Up pa përfshirë asnjë ngjyrim politik.”

Related Posts

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe
Kryesore

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Kryesore

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Kryesore

Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

08/08/2026
Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë
Kryesore

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

08/08/2026
Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh
Kryesore

Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh

08/08/2026
Siguria rrugore, makinat inteligjente bëjnë ‘namin’, 1100 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda një jave
Kryesore

Siguria rrugore, makinat inteligjente bëjnë ‘namin’, 1100 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda një jave

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al