• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pikëpyetjet e fshatrave të minoritet grek në jug: Cila do jetë e ardhmja e vilave pompoze?

24/04/2023
Pikëpyetjet e fshatrave të minoritet grek në jug: Cila do jetë e ardhmja e vilave pompoze?

Teksa turizmi avancon në jug, ku veçon Saranda, duke provokuar zhvillim shumëplanësh, në pikëpyetje është e ardhmja e fshatrave të Finiqit, ndryshe të minoritetit grek, të cilat edhe pse aspak të humbura, edhe pse disa të largëta, gjithsesi jo më shumë se dy orë larg Sarandës, mbeten tërheqëse dhe jo gërmadhë. Tërheqëse për pozicionet natyrore ku ndodhen, si dhe për faktin se shumë prej tyre kanë shtëpi të rindërtuara dhe plot shkëlqim së jashtmi.

Por mos shkojmë larg, të ndalemi në Finiq. Aty, nga vilat deri dhe tre apo katër katëshe, ngrihet një pikëpyetje: cila do jetë e ardhmja e tyre?

Sepse nuk është fjala për shtëpi të rrënuara e të braktisura, por për vila të mirëndërtuara dhe thjesht të mbyllura.

Ndërtimi i tyre i përket një kohë kur s’ish turizmi që është sot, që me gjasë do shtrijë kërkesat akomoduese dhe pa detin pranë apo përpara; ishin të një kohe me shumë të ardhura në minoritet, nga remitancat dhe pensionet greke, ku ende ekzistonin lidhjet e forta familjare. Tashmë, me kohën që ecën, familjet po zhbëhen, pasi një brez po ikën, disa dhe trishtueshëm duke u shuar në vetmi, ndonëse me 5 a 6 fëmijë në Greqi, ku asnjë prej tyre nuk zgjedh të jetojë me prindërit në pleqëri. Kjo po ndikon dhe te pakësimi i mundësisë që në ato vila një ditë të jetojë dikush. Gjersa nuk janë më apo nuk do jenë plaku a plaka për të frymëuar aty, kush do jetë?

Pasaradhësit e tyre, më saktë fëmijët, tashmë me familje përkatëse dhe të lidhur pasgjidhshmërisht me Greqinë, vështirë t’i popullojnë një ditë si banorë të rregullt ato vila. Madje dhe ata fëmijë që po rriten në minoritet, Greqia i pret në atë fazë jete që vjen shkollimi final e më pas angazhimi profesional.

Ky është konteksti aktual, gati i paparashikueshëm i së nesërmes. Nisur nga përvojat botërore të kthesave të befta në zhvillim, vetëm një e tillë, tunduese, joshëse dhe e parezistueshme, mund të që bëjë që minoritarët në Greqi të llogarisin një kthim të mundshëm në vilat e tyre pompoze e të bollshme në Shqipëri, për t’i banuar rregullisht ato. Kjo, edhe nëse do kishte investime të fuqishme infrastrukturore. Kjo duket në fshatrat e Vurgut apo Livadhjasë, si dhe në Finiq-fshat e rreth e rrotull, ku jo vetëm rrugët janë të shtruara, por dhe ndriçimi natën është aq rrëzëllitës sa të bën të mendosh se aty vlon jeta.

Ç’mbetet atëherë? Ndoshta një mrekulli ekonomike ende e paparashikueshme ose një dyndje të huajsh për t’u bërë qeraxhinj të atyre vilave. Por a do ishin minoritarët të gatshëm t’jua jepnin teksa kurrë s’e kanë çuar nëpër mend se aty mund të jetojë dikush tjetër veç tyre?! Ja që koha dhe kontekstet e reja janë të pamëshirshme: mund të çojnë në gjëra që s’janë çuar nëpër mend. /tesheshi.com/

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

13/03/2026
Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al