• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pioli: Do ta bëjmë ndeshjen e jetës kundër Atalantas

17/05/2021
Pioli: Do ta bëjmë ndeshjen e jetës kundër Atalantas

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij do ta bëjë ndeshjen e jetës kundër Atalantas, duke këmbëngulur se do të ishte zhgënjim dhe jo dështim, nëse kuqezinjtë nuk ia dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Milani u ndal nga Cagliari me një barazim pa gola të dielën, duke dështuar ta shfrytëzojë mundësinë për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në ditën e parafundit të sezonit në Serie A.
Barazimi i Milanit nënkuptoi se dy vende nga Serie A në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm do të përcaktohen në ditën e fundit të kampionatit italian javën e ardhshme.
Milani e mban pozitën e tretë, tani me 76 pikë, aq sa ka Napoli në vendin e katërt, ndërsa Juventusi është i pesti me 75 pikë.
Nga tri skuadrat në garë për dy vende në Ligën e Kampionëve, Milani do të ketë punë më të vështirë në ditën e fundit të sezonit, pasi përballet me Atalantën, skuadrën e rrezikshme të Gian Piero Gasperinit e cila e ka siguruar tashmë biletën për garën prestigjioze evropiane. Juventusi përballet me Bolognan në javën e fundit, ndërsa Napoli me Veronën.
“Nuk ia vlen të mendojmë se çfarë ka mundur të ndodhte. Duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës”, tha Pioli për Sky Sport Italia.
“Nuk luajtëm në nivelin e ndeshjeve të fundit, sa i përket tempos dhe cilësisë. Kundër Juventusit e bëmë ndeshjen e jetës, e pastaj me Torinon, njëlloj do ta kemi edhe me Atalantan. Provojmë përsëri”, shtoi ai.

Related Posts

Kemi një grup cilësor, synojmë të japim maksimumin dhe të kualifikohemi – Balkanweb.com – News24
Sport

Kemi një grup cilësor, synojmë të japim maksimumin dhe të kualifikohemi – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi – Balkanweb.com – News24
Sport

Foda: Synojmë ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, të rinjtë janë e ardhmja e Kombëtares

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24
Sport

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24
Sport

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen
Sport

NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen

09/11/2026
Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti
Sport

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kemi një grup cilësor, synojmë të japim maksimumin dhe të kualifikohemi – Balkanweb.com – News24

Kemi një grup cilësor, synojmë të japim maksimumin dhe të kualifikohemi – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi – Balkanweb.com – News24

Foda: Synojmë ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, të rinjtë janë e ardhmja e Kombëtares

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al