• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Piramida 28’ në Kakavijë, vendi ku nis rrugëtimi i refugjatëve për në territorin shqiptar (VIDEO)

15/06/2018
‘Piramida 28’ në Kakavijë, vendi ku nis rrugëtimi i refugjatëve për në territorin shqiptar (VIDEO)

Muajt e fundit Shqipëria është kthyer në një nga korridoret kryesore të kalimit të emigrantëve nga vendet e treta.Trendi në rritje i këtyre rasteve bëri që të përflitej edhe ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri, por deri më tani autoritetet thonë se nuk kanë asnjë kërkesë nga Bashkimi Europian. Nisur nga kjo situatë policia ka shtuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

Kakavija është një nga pikat më të aksesueshme nga emigrantët për shkak edhe të afërsisë me Janinën. Emigrantët kryesisht me kombësi nga Siria, Afganistani, Libia dhe Pakistani afrohen deri pranë kufirit shqiptar me autobusët e linjës dhe më pas fshihen pranë rrjedhës së lumit që përshkon 2 vendet, duke pritur natën për të nisur ngjitjen e malit. Në vendin e quajtur “Piramida 28 ”, pranë pikës së kalimit kufitar Kakavijë nga janari përllogaritet të kenë kaluar më shumë se 1500 emigrantë të paligjshëm.

Nga qëllimi i emigrantëve ka edhe persona që duan të përfitojnë. Nëse kalojnë kufirin dhe dalin në autostradë, ata priten nga persona që i ofrojnë transport deri në Shkodër, kundrejt shumave që variojnë nga 50 deri në 100 euro. Pasi kanë përshkuar disa orë në këmbë dhe rreth 400 kilometra me mjetet e trafikantëve, emigrantët duhet të kalojnë një tjetër mal.

Gryka e Shegëve është pika fundore e udhëtimit të emigrantëve të paligjshëm në territorin shqiptar, pasi mbërrijnë këtu, ata kalojnë përmes kufirit të gjelbër në Malin e Zi. Pasi dalin në Tuz, emigrantët vijojnë rrugën drejt Kroacisë , Sllovenisë dhe më pas synojnë një nga vendet e Bashkimit Europian. Top Channel intervistoi pak ditë më parë disa prej tyre, të cilët thanë se dëshirojnë t’u bashkohen familjarëve që më parë kanë arritur të emigrojnë në Austri, Itali apo vende të tjera.

Related Posts

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026
40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres
Lajme

40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kutia e Pandorës” në duart e Selin: Çoj në nominim Mirin dhe Rogertin

09/04/2026
20 vite pritje, Atletico “thyen” Barçën në “Camp Nou”, gola dhe tension

20 vite pritje, Atletico “thyen” Barçën në “Camp Nou”, gola dhe tension

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al