Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka detyruar Prokurorinë e Posaçme që të marrë nën hetim guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për shpërdorim detyre. Mësohet se ky hetim ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga kreu i Dhomës së Përmbaruesve, Tedi Malaveci për skandalin me mikrokreditë. Këtë të mërkurë gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankimimit të bërë nga Malaveci ndaj vendimit të SPAK për pushimin e çështjes, ndaj Gent Sejkos, ka vendosur ta cilësojë të pavlefshme kërkesën e SPAK. Gjyqtarja e cilëson të pavlefshme kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj guvernatort të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ia ka kthyer aktet strukturës së posaçme për plotësim hetimesh.