Dy kushurinj nga Patosi nga 25 vjeç janë shpallur në kërkim nga Policia e Fierit për plagosjen e një 32-vjeçari në Fier, Arbër Jakupit, me të cilin u grindën në lokal. Grindja ndodhi dje në darkë, më datë 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës Fier.
Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Arbër Jakupi, pasi është konfliktuar fizikisht në lokal për motive të dobëta me kushurinjtë, E.H.M dhe E.D.M nga Patosi, është qëlluar me thikë njeri prej tyre, E.H.M. Po ashtu, edhe e kanë qëlluar me pistoletë, por ai nuk është plagosur nga arma. Pas kësaj, dy djemtë janë larguar.
Tashmë, Policia po punon intensivisht për kapjen e tyre dhe çështja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.








