• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plagosja e dy adoleshentëve në Himarë, si e fshehën në dëshmitë e tyre përplasjen mes jetskive

16/08/2023
Plagosja e dy adoleshentëve në Himarë, si e fshehën në dëshmitë e tyre përplasjen mes jetskive

Policia e Vlorës ka dalë me një tjetër version zyrtar për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në bregdetin e Llamanit në Himarë, ku u plagosën dy adoleshentë. Ndonëse fillimisht deklaroi se dy adoleshentët, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ishin plagosur pasi ishin hedhur në det nga një shkëmb, në njoftimin e dytë policia bën me dije se ata janë plagosur pas përplasjes së dy mjeteve ujore jet ski. Policia ka proceduar penalisht një 17-vjeçar, si dhe pronarin e mjeteve lundruese, duke pezulluar dhe aktivitin e operatorit turistik.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot, në Llaman, ku aksidentalisht u dëmtua rëndë shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe u dëmtua lehtë shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, po nga Tirana, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.

Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

Nga hetimet ka rezultuar se:
Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.
Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërtetën.

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Qytetarët sërish në protestë, thirrje para Kryeministrisë për lirimin e të arrestuarve
Kryesore

Qytetarët sërish në protestë, thirrje para Kryeministrisë për lirimin e të arrestuarve

04/07/2026
Rama mbush sot 62 vjeç, poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot
Kryesore

Rama mbush sot 62 vjeç, poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

04/07/2026
Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Rama tregon për televizionin gjerman arsyen përse nuk tërhiqet nga projekti në Zvërnec
Kryesore

Rama tregon për televizionin gjerman arsyen përse nuk tërhiqet nga projekti në Zvërnec

04/07/2026
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti nga Kosova
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti nga Kosova

04/07/2026
Protestuesit mblidhen te Komisariati 3: Lironi çunat!
Kryesore

Protestuesit mblidhen te Komisariati 3: Lironi çunat!

03/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Hiq dorë nga Vlora se do të q**më robt!”,vlonjati degradon në ofendime para protestuesve (VIDEO)

“Hiq dorë nga Vlora se do të q**më robt!”,vlonjati degradon në ofendime para protestuesve (VIDEO)

04/07/2026
Qytetarët sërish në protestë, thirrje para Kryeministrisë për lirimin e të arrestuarve

Qytetarët sërish në protestë, thirrje para Kryeministrisë për lirimin e të arrestuarve

04/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al