Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Fier.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur identifikimi i autorit.
40-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një 40-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit M. B., banues në Cakran.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier.
40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)