• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plani i qeverisë, ja makinat e vjetra që dalin nga qarkullimi prej 1 janarit

21/12/2017
Plani i qeverisë, ja makinat e vjetra që dalin nga qarkullimi prej 1 janarit

Nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e vjetra, të cilat konsiderohen si një ndër ndotëset më të mëdha në mjedis.

Në një intervistë për Report TV, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se makinat e lejuara do jenë makinat e prodhuara në 2005 e sipër.

“E ndjen këtë nga lëvizja e makinave që janë jashtë parametrave europianë të ajrit, e ndjejmë këtë nga makinat që janë drejt fundit të jetës dhe demolohen në mënyrë të parregullt në gjithë Shqipërinë.

Vijmë tek pikat e skrapit, që vazhdojnë fatkeqësisht në qendrat e qyteteve të punojnë kudo”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Qeveria pritet të kalojë një paketë të re masash lehtësuese për të nxitur blerjen e automjeteve të reja.

“Kërkesa fare elementare është që ne të shkojmë me shpejtësi drejt kërkesave europiane të importit brenda vendit tonë vetëm makinave të cilat kanë një standartë të lartë të trajtimit të gazrave, gjë që shton kufizimin e trajtimit të makinave sipas tipeve dhe mënyrës se si e trajtojnë karburantin.

Do ketë lehtësira fiskale apo hapësira më të mëdha ligjore për makinat të cilat janë të paktën hibride, por edhe ato që trajtojnë gazin, edhe naftën, edhe makinat elektrike”, sqaron Klosi.

Brenda 6-mujorit të parë të 2018 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas të cilave lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër; dhe mjetet ekzistuese, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit 1993-1994) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter mund Genoan, Dimarco dhe Calha nderojnë zikaltërit

Inter mund Genoan, Dimarco dhe Calha nderojnë zikaltërit

01/03/2026
Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)

Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)

01/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al