• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plas debati në Greqi, akuza për shitje armësh nga qeveria te ISIS

06/12/2017
Plas debati në Greqi, akuza për shitje armësh nga qeveria te ISIS

Një debat i ashpër për shitjen e armëve greke në Arabinë Saudite ka përfshirë këto ditë parlamentin grek. Me kalimin e ditëve më shumë të dhëna dalin në dritë, duke ekspozuar vazhdimisht kryetarin e partisë së djathtë ekstreme “ANEL” e bashkëpunëtorin e detyrueshëm të Cipras në qeveri, ministrin e mbrojtjes Panos Kamenos.

Menjëherë pas lajmit bujës se armë greke janë zbuluar në Raka, ish-fortesën e ISIS, ministria e Mbrojtjes e ka mohuar duke reaguar me deklaratën për shtyp: “E përsërisim për herë të fundit, bëhet fjalë për një marrëveshje dypalëshe për 300.000 raketa. Të gjitha deklaratat e tjera të papërgjegjshme, të papranueshme të opozitës ku përmendet ISIS, vënë në rrezik integritetin e vendit”. Nga salla parlamentare, kryeministri Cipras i ka konsideruar dëshmitë e opozitës për shitje armësh në Arabinë Saudite si “komplote qesharake” me interesa të errëta.

Sipas të dhënave, qeveria SIRIZA-ANEL, gjatë këtij viti, ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe me pronarin e kompanisë greke të tregtisë së armëve, Vasilis Papadopulos, pavarësisht kundërshtimeve të hapura të stafit diplomatik e ushtarak që paralajmëronin se diçka nuk shkonte me prokurat nga Arabia Saudite që paraqiste biznesmeni.

Opozita dyshon edhe për origjinalitetin e autorizimeve të Papadhopulos, duke akuzuar ministrin e Mbrojtjes se ka shkelur dhe ligjin për ndërmjetësin. Ndërsa deputetët e majte kanë dërguar një letër zyrtare ministrit të Jashtëm, N. Kotzias, ku kërkojnë gjithë korrespondencën e ambasadorit e konsullit në Riad me ministrinë e Jashtme greke nga nëntori 2016 deri tani.

Zbulimi i municioneve greke në qytetin Raka ka ngjallur më tej debatin për shitjen e armëve jo sipas procesit zyrtar, nga ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite. Ditët e fundit, shërbimet europiane që operojnë në ish-fortesën e ISIS kanë gjetur gjurmë nga armë greke, të cilat duket të jenë pjesë e tregëtisë që kryen kompania e Vasilis Papadhopulos në Lindjen e Mesme. Në artikullin e gazetës vendase “ToVima” nuk thuhet se këto armë i janë shitur drejtpërdrejtë ISIS, por kanë ndjekur tjetër rrugë transporti, që akoma nuk bëhet e ditur.

Related Posts

Panik në aeroportin e Athinës, avioni bën ulje emergjente
Kryesore

Panik në aeroportin e Athinës, avioni bën ulje emergjente

12/05/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Është në rrugën e duhur”, trajneri i Burnley zbulon gjendjen e Brojës

Ndeshja e fundit e kampionatit, merret vendimi për Brojën

24/05/2026
Festë për mesfushorin e Kombëtares U-21, jo vetëm Anis Mehmeti ngjitet në Premier Ligë

Festë për mesfushorin e Kombëtares U-21, jo vetëm Anis Mehmeti ngjitet në Premier Ligë

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al